Panorama Sport (Albania)

Mançini, në ekstazë para debutimit: Kemi gjetur “Batistutën”

Trajneri “axurr”, euforik për argjentina­sin Retegui

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Euro 2024” ngre sot siparin me “Klasiken”, Itali-angli

Në shtëpinë e “ax urrëve” është gjithçka gati për sfidën kundër Anglisë, ndeshja e parë e vlefshme për eliminator­et e Europianit “Gjermani 2024”, për Grupin C, starti më i mirë dhe më i bukur për këtë udhëtim emocionues, duke kujtuar se këto janë edhe dy finalistet e Europianit të fundit. Prandaj, nuk kishte sesi trajneri “axurr”, Roberto Mançini, të mos ishte plot adrenalinë përpara këtij dueli, aq më tepër duke qenë se është i detyruar që të fshije njollën e zezë të mospjesëma­rrjes në Botërorin e Katarit: “Jemi përgatitur mirë në këto pak orë që jemi rigjetur së bashku në grumbullim, por në të njëjtën kohë jam i bindur se do të kemi mbështetje­n e madhe të publikut të Napolit. Ndryshe nga Europiani i kaluar do të kemi të njëjtët, por ndërkohë kemi nisur që të bëjmë edhe disa afrime të reja interesant­e, prandaj jam optimist për debutimin dhe të ardhmen tonë, drejt Europianit të ardhshëm. Ne jemi një skuadër që dimë të ofrojmë dhe të kalojmë mes emocioneve të forta... Nga fitorja e Europianit

në Angli, ndaj Anglisë, por ndërkohë morëm një shuplakë të madhe, duke hedhur në erë kualifikim­in tonë për në Botëror. Në të njëjtën kohë, për të dytin edicion radhazi, jemi pjesë edhe e gjysmëfina­leve të Ligës së Kombeve, gjë e cila tregon se

cilësi kemi, por thjesht nuk duhet të gabojmë momente decizive. Anglia përpara nesh? Ndoshta, por unë dhe lojtarët e mi duam që ta nisim sa më mbarë dhe të mos harrojmë, as ne dhe as Anglia se jemi ne kampionët e Europës në fuqi. Dhe pikërisht ky

vetëbesim duhet të na nxisë që të japim më të mirën. Do të jetë gjithashtu një emocion i madh, pasi për mua do të jetë ndeshja e parë që nuk do të kem të ndjerin Viali përkrah meje, por dua që të fitojmë edhe për të, shprehet Mançini, i cili lidhur me afrimin e ri, argjentina­sin Mateo Retegui nënvizon. – Nga kampionët e Europës, të cilët janë ende pjesë e grupit do të mungojnë vetëm Kieza e Bonuçi. Retegui titullar? Pikësëpari ju kërkoj që ta lëmë që të rritet i qetë dhe t’i japim kohën që të ambientohe­t. Mateo më kujton shumë argjentina­s të tjerë. Është i ri, i edukuar, por edhe shumë i zgjuar. Në Argjentinë e krahasonin me Denisin, ndërsa mua më kujton shumë Omar Gabriel Batistën e ri, atë që zbarkoi në Itali. Besoj e mbani mend edhe shumica prej jush...”, përfundoi konferencë­n Mançini.

 ?? ?? Bonuçi feston golin ndaj Anglisë, në finalen e Uemblit më 11 korrik 2021
Bonuçi feston golin ndaj Anglisë, në finalen e Uemblit më 11 korrik 2021

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania