Panorama Sport (Albania)

Ederson “zyrtarizon” Ançelotin te Brazili: Ma thanë shokët

Kasemiro, Vini e Militao e kanë informuar për trajnerin e ri

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Portieri i Man. Sitit flet që nga grumbullim­i i “Seleçaos”

Me shumë gjasa, Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Vendimi i federatës për të caktuar një trajner provizor deri në qershor është ndoshta nga treguesit më të qartë se CBF-JA e ka vendosur pasuesin e Tites. Situatat qartësohen edhe më shumë nëse i referohemi asaj çfarë ndodh mes lojtarëve të kombëtares braziliane. Emri i trajnerit italian të Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, vazhdon të jetë i pranishëm në grumbullim­in e kombëtares braziliane. Që kur emri i tij u shfaq në publik si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Seleçaos” ka shumë informacio­ne që kanë dalë në lidhje me të. Reagimet kanë qenë në përgjithës­i individual­e, por me sa duket edhe vetë lojtarët e Brazilit e kanë kuptuar se italiani do të jetë trajneri i ardhshëm i pesë herë kampionëve të botës. Brazili është grumbullua­r për miqësoret e marsit për herë të parë që pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit dhe largimit të Tites nga drejtimi. Dhe emri i Karletos vazhdon të diskutohet, madje duket se gjithçka është mbyllur. Të paktën kështu rezulton pas deklaratav­e më të fundit të portierit të Mançester Sitit, Ederson. “Ançeloti? E kam diskutuar me Kasemiron, Viniciusin dhe Militaon. Ata më thanë se ai është i jashtëzako­nshëm, të gjithë e pëlqejnë dhe është shumë i suksesshëm. Do të shohim në të ardhmen e afërt nëse ai është këtu apo jo. Ka një mundësi të madhe që ai do të vijë, sigurisht, ne duam që të vijë sa më shpejt”, tha portieri për “UOL”. Nga ana tjetër, Ederson ka përjashtua­r çdo mundësi që trajneri i tij tek Siti, Pep Guardiola, të ulet në stolin e Brazilit. “Kam bërë sha

ka me Pepin, por ai më tha se nuk kishte asnjë shans. Së fundi ai rinovoi edhe për dy sezone të tjera dhe tha se nuk ka mundësi. Unë dhe e gjithë skuadra mezi po presim shpalljen e trajnerit, ka shumë spekulime. Shpresoj se do ta shpallin së shpejti”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania