Panorama Sport (Albania)

Metoda “De la Fuente”: Pak dalje me portierin e shumë korrigjime

-

Spanja ka mbyllur një epokë zhgënjyese me Botërorin e Katarit nën drejtimin e Luis Enrikes dhe tani po përgatitet të çelë një cikël të ri me Luis de la Fuenten në krye. Pas pesë ditëve të para të punës, rruga e Spanjës me De la Fuenten në krye do të nisë me ndeshjen kualifikue­se për “Euro 2024” kundër Norvegjisë. “La Roja” do të presë nordikët në “La Rosaleda” (Malaga) dhe të gjithë në Spanjë janë sy e veshë nga kombëtarja për të parë se çfarë risish do të sjellë Luis de la Fuente në krye të “furisë së kuqe”. Në fakt, risia e tij ka nisur me grumbullim­in e lojtarëve, duke lënë jashtë 15 nga 25 lojtarët që ishin pjesë e Spanjës në Botërorin e fundit. Mediat spanjolle raportojnë për një ambient pune ku mbizotëron optimizmi, si çdo fillim i ri natyrisht. Nëse ka diçka që te Spanja nuk ka ndryshuar me ardhjen e De la Fuentes krahasuar me paraardhës­in e tij Luis Enrike është ideja e ngulitur në sytë e të gjithëve se Spanja duhet të jetë protagonis­te absolute në arenën ndërkombët­are. Kur vjen puna te teknikalit­etet, ndryshimet pritet të jenë domethënës­e. Gjithçka nis nga porta. Nëse Luis Enrike kërkonte që aksioni të niste që nga portieri, me De la Fuenten kjo ka pak të ngjarë. Kjo, jo për faktin se De la Fuente nuk u beson këmbëve të portierëve të tij, por për faktin se ai nuk dëshiron shumë stacione në lojë. Sipas idesë së tij nuk duhet abuzuar shumë me rolin e portierit si një mbrojtës shtesë. Ai u ka kërkuar lojtarëve që të mos përdorin vazhdimish­t portierin në daljen me topin nga zona. Spanja do të jetë e guximshme, por pa iu afruar “vetëvrasje­s” që dikur kishte me Luis Enriken. Luis de la Fuente kërkon një skuadër më të mbrojtur, më pak të ekspozuar ndaj kundërshta­rëve. De la Fuente ka ndërprerë vazhdimish­t seancat e para stërvitore për të korrigjuar, sqaruar, shpjeguar... Një ndërhyrje tipike e një ekipi që nis me shumë gjëra të reja.

OJARZABAL – Figura e lojtarit të Sociedadit do të jetë shumë e rëndësishm­e për De la Fuenten sikurse ishte për Luis Enriken. “Ai bën presing si një i çmendur”, thoshte Luis Enrike kur fliste për Mikelin. Edhe pse ai ka më pak ndeshje se shumë lojtarë të tjerë te Spanja, për De la Fuenten ai shihet si figurë qendrore. De la Fuente ka paralajmër­uar tashmë se çështja e kapitenit është më shumë çështje vlerash strategjik­e sesa një numër i thjeshtë ndeshjesh. personale. Ojarzabal është lojtar të cilin De la Fuente e ka pasur në të gjitha fazat si trajner me ekipet zinxhir të Spanjës, që kur ishte në Lojërat Olimpike në Tokio.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania