Panorama Sport (Albania)

197 prezenca sot, Ronaldo vendos rekordin historik

38-vjeçari: Fryn një erë e freskët tani te Portugalia

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Gati të bëhet ai që ka luajtur më shumë në kombëtare

“Nuk jam unë që i ndjek rekordet, janë ato që më ndjekin mua”. Shprehej kështu Kristiano Ronaldo disa vite më parë dhe ndoshta kishte më shumë se të drejtë. Sepse ylli portugez, i rikthyer në kombëtare, tashmë nën drejtimin e një trajneri të ri si, Roberto Martinez, përgatitet që sot të vendosë rekordin historik të radhës, për sa i përket atyre me përfaqësue­sen. Pasi theu dhe po e dërgon në shifra stratosfer­ike rekordin e golave që i mori me meritë iranianit Ali Daei, mbrëmjen e sotme, në sfidën e parë eliminator­e për “Euro 2024” kundër Lihtenshte­init, Ronaldos i mjaftojë qoftë edhe 1 sekondë në fushën e lojës për të çuar prezencat e tij me kombëtaren portugeze në 197 takime dhe do të vendosë kështu rekordin e ri. Deri më sot, ai ndan poltronën me kuvajtiani­n Almutava, por nga sot Kristiano do të bëhet futbollist­i me më shumë prezenca në përfaqësue­se në historinë e futbollit dhe ky fakt, por edhe ndryshimi në stolin e Portugalis­ë,

duket se e kanë “rinuar” 38-vjeçarin, që tashmë luan tek Al-nasr në Arabinë Saudite. Dhe pikërisht nga aventura e fundit e nis deklaratën e tij në konferencë­n e djeshme për shtyp.

“Ndihem mjaft mirë. Po të mos ishte kështu, nuk do të isha këtu. Jam në një kampionat shumë konkurrues... Duhet parë në një mënyrë tjetër kampionati i Arabisë Saudite... Normal, nuk po them që është Premier Liga, pasi do të gënjeja nëse do ta thosha një gjë të tillë, por është konkurrues. Më ka çuditur në mënyrë pozitive. Ka skuadra

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania