Panorama Sport (Albania)

Rabio: Juve, mund të qëndroj, jam një kalë i çmendur...

Mesfushori francez ndez shpresat e bardhezinj­ve për një rinovim të mundshëm

-

Dy ditë më parë, nga Torino nënvizonin se Masimilian­o Alegri, njeriu që diti të rikthejë Adrien Rabionë në ritmet e vërteta të tij, i ka kërkuar dhe ka arritur që ta bindë mesfushori­n për të rinovuar me Juven dhe të refuzojë klubet angleze. Madje, këtë prapaskenë të bujshme, e cila shoqërohet edhe me konfirmimi­n e drejtuesve për një rritje page për lojtarin, në marrëveshj­en e re, e konfirmon edhe vetë Rabio, në një deklaratë për “Tuttosport”. “Për momentin nuk ka të reja për sa i përket kontratës sime, por sigurisht që do të flasim shpejt. Për gati dy muaj do të përfundojë sezoni dhe do të përpiqemi të gjejmë gjuhën e përbashkët. Personalis­ht jam i qetë, sepse shumë po flasin për largimin tim të sigurt, por ekziston edhe mundësia e arritjes së një marrëveshj­eje rinovimi me Juventusin. Unë jam i lumtur këtu, kam marrëdhëni­e të shkëlqyer, qoftë me shokët e ekipit apo akoma më shumë

me stafin teknik, pasi nuk e mohoj besimin që më ka dhënë Alegri në këto dy sezone të fundit dhe më në fund kam rigjetur ritmin tim. Madje, më pëlqen shumë edhe pseudonim që më kanë vënë në kohët e fundit, ‘kali i çmendur’, të cilin e pranoj me

kënaqësi”. Adrien Rabio kërkon që të luajë Champions-in sezonin e ardhshëm dhe ky është një kusht për të qëndruar te Juventusi. Edhe pse objektivi nuk është i lehtë për t’u arritur, 27-vjeçari, pasi fitores me Interin beson: “Pa dënimin prej 15 pikësh është e sigurt që do të ishim mes katër të parave. Por edhe me dënimin mbi shpatulla dhe duke parë vrullin që kemi në fazën e dytë, jam i bindur se mund të kualifikoh­emi sërish në Champions, duke llogaritur edhe penalizimi­n e rëndë”. Ndërkohë, nisur për episodin e prekjes së topit me dorë nga ana e tij kundër Interit, Rabio e mbyll: “Vetëm në Itali ndodhin këto diskutime. Në Francë as që do ta kishin zgjatur më shumë se një orë këtë bisedë, ndërsa në Itali edhe pas 4 ditësh vazhdojnë të gjejnë alibi për një episod, që kurrsesi nuk mund të ketë vendosur ndeshjen me Interin, të cilën e merituam ta fitonim vetëm ne, askush tjetër”, përfundoi transalpin­i.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania