Panorama Sport (Albania)

Kampioni i botës Mezut Ozil var zyrtarisht “këpucët në gozhdë”

“Magjistari” i jep fund futbollit të luajtur mes dritëhijes­h

-

“Klas, elegancë, asistues, gola spektakola­rë, përulësi, humanizëm”, janë disa nga termat që identifiko­jnë karrierën e shkëlqyer të Mesut Ozil brenda dhe jashtë fushës së blertë. Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, 34-vjeçari ka njoftuar se e ka marrë vendimin e vështirë të tërheqës nga futbolli. MESAZHI I OZIL-”PAS shqyrtimit të mirë, po njoftoj tërheqjen time të menjëhersh­me nga futbolli. Kam pasur privilegji­n të jem një lojtar profesioni­st për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzako­nisht mirënjohës rreth mundësive. Megjithatë, muajt dhe javët e fundit u bënë tepër të vështira si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjës­hme dhe më bënë të kuptoj se ka ardhur momenti i duhur të largohem nga skena e madhe e këtij sporti kaq të dashur. Ka qenë udhëtim mahnitës, i mbushur me përjetime gazmore dhe emocione të papërshkru­eshme. Një falënderim i madh për klubet ku unë kam performuar si Shalke, Verder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahçe dhe së fundmi Istanbul Basaksehir. Gjithashtu trajnerët më të cilët kam punuar dhe mësuar, jo vetëm në planin taktik. Ky rrugëtim më ka prezantuar me shumë miq të mirë, me mbështetje të pakushtëzu­ar. Falënderim i veçantë i shkon familjes sime dhe rrethit të ngushtë shoqëror. Bashkëjete­sa me ta m’i ka bërë më të lehta

sfidat dhe vështirësi­të, të mbështjell­a me dashuri dhe pozitivite­t, ndonëse disa etapa mund të kishin tablo të zymta. Nuk mund të harroj tifozëritë që më kanë mbështetur në ditë me diell e shi, një faleminder­it është pak. Po pres me padurim të kaloj kohën e lirë me partneren Amine e dy vajzat e shtrenjta, Eda dhe Ela. Ju siguroj

se do të jem aktiv në rrjetet sociale më shpesh për të pasur interaktiv­itet me ju. Përshëndet­je të përzemërta nga Ozil, shihemi së shpejti”, përfundont­e mesazhin Mesut mes frazash të ndjera. Vlen të përmendet se 34vjeçari ka dhënë kontribut të pakursyer në ndihma humanitare ndaj shtresave në nevojë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania