Panorama Sport (Albania)

Luajnë me zjarrin, kuqezinjtë stërviten pa... mbrojtëse

- KRISTI SEJATLLARI

Kombëtarja sh qiptare ka vijuar përgatitje­t edhe ditën e djeshme, ku ka zhvilluar dy seanca stërvitore, ashtu si edhe ditën e martë. Grupi ka qenë i plotë dhe asnjë lojtar fatmirësis­ht nuk ka pasur shqetësime. Pas përfundimi­t të seancës së dytë, gjatë mbrëmjes, i gjithë ekipi ka darkuar në ambientet e stadiumit "Air Albania". Ditën e sotme, do të zhvillohet edhe seanca e radhës, ku Silvinjo do të krijojë një ide edhe më të qartë për formacioni­n që do të zbresë në Poloni.

DETAJI- Duke ndjekur këto ditë seancat e drejtuara nga Silvinjo, ajo që të bën përshtypje është se të gjithë futbollist­ët stërviten pa mbajtur veshur palestrina te pjesa e kërcirit të këmbës, duke rrezikuar kështu edhe ndonjë dëmtim të mundshëm. Shqipëria aktualisht po vuan mungesën e emrave të rëndësishë­m në ekip, si Armando Broja, Keidi Bare, Berat Gjimshiti apo Ardian Ismajli dhe në këtë situatë, për të mos rrezikuar më shumë, ndoshta do të ishte një detaj të cilit mund t'i ishte kushtuar më shumë vëmendje. Pa dyshim që pa mbrojtëse, lojtarët janë më të lirshëm në stërvitje, por nga ana tjetër, të riskuar që një goditje mund të sillte një dëmtim. Megjithatë, trajneri ka menduar edhe për këtë, pasi disa lojtarë janë vënë në listën e pritjes.

POLAKËT- Mesa duket Fernando Santos është i fiksuar deri në detaje dhe përveç rregullave të reja që ka vendosur në kombëtare, ajo që dallohet duke ndjekur seancat e Polonisë, është se lojtarët stërviten me palestrina dhe çorape të gjata, sikurse të ishin në fushë dhe kjo ndodh në të gjitha ushtrimet dhe jo vetëm kur ka në program loje mes njëri-tjetrit. Gjithashtu edhe polakët vuajnë nga dëmtimet, ku rreth 6-7 lojtarë nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat, atë të sotmen ndaj Çekisë dhe atë të datës 27 mars kundër Shqipërisë. Sa u përket rregullave të tjera, sipas mediave polake Santos ka kërkuar që gjatë konsumimit të drekës të gjithë të jenë bashkë dhe pa telefona në dorë. Ndërkohë formacioni, i cili mësohej një ditë para, trajneri ka vendosur që t'ua u komunikojë lojtarëve kur të mbërrijnë në stadium, ku ai pretendon fokus dhe përqendrim maksimal në ndeshje.

 ?? ??
 ?? ?? Futbollist­ët polakë duke u stërvitur me palestrina
Futbollist­ët polakë duke u stërvitur me palestrina
 ?? ?? Kuqezinjtë pa mbrojtëse gjatë stërvitjes
Kuqezinjtë pa mbrojtëse gjatë stërvitjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania