Panorama Sport (Albania)

Para me thasë dhe lavdi, “demat” drejt perfeksion­it

- DENIS LALA

Partizani është në rrugën e duhur për të përmbyl lur ndoshta sezonin më të mirë në të gjitha aspektet në epokën pas vitit 1990. Tifozët e duan titullin për prestigj dhe për hir të dashurisë që kanë për fanellën, ndërsa drejtuesit, përveç kësaj, e duan më së shumti për financat e shëndosha që sigurohen nga ky sukses.

FINANCAT - Në muajin janar Partizani arriti shitjen rekord në historinë e futbollit shqiptar, duke dhënë Xhuliano Skukën te Metzi në këmbim të 1.4 milionë eurove. Gjithashtu, të kuqtë shitën edhe Eneo Bitrin te skuadra e Banik Ostravës në Çeki për 200 mijë euro, duke shënuar shifrën rekord në historinë e klubit me 1.6 milionë euro të arkëtuara në një dritare transferim­esh. Në rast se fitojnë titullin dhe shkojnë në Champions League, me skenarin më të keq, në këtë aventurë të kuqtë marrin 810 mijë euro, edhe nëse i humbin të gjitha ndeshjet. Përveç kësaj, ata marrin edhe një shifër prej rreth 180 mijë eurosh nga shpërblime­t e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës së Futbollit. Në total, titulli kampion për

Partizanin do të përkthehej me një shifër prej plot 2.59 milionë eurosh, çka do të përbënte një rekord, i cili nuk arrihet që në kohën kur Skënderbeu kualifikoh­ej në grupet e Europa League. Nga ana tjetër, në rast se nuk fitojnë titullin, por shkojnë në Europë, të kuqtë do të arkëtonin një total

prej 1.65 milionë eurosh, me vetëm 250 mijë të fituara në Europë.

NISJA E NJË CIKLI - Në këtë edicion, Partizani nuk është shfaqur vetëm skuadra ambicioze për të fituar titullin, por ka ndërtuar një brez plot me talente. Të kuqtë do ta kenë Europën si një dritare shumë

të mirë reklamimi për lojtarët e vet. Në verë pritet të ketë shitje të tjera, që me shumë mundësi do të ndodhin pas Europës. Emra si Hadroj, Matondo, Rrapaj apo Cara janë në marketin e kuq në rast se në adresë të klubit vijnë oferta që përmbushin oreksin financiar të drejtuesve të kuq.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania