Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Frashëri: E mbyllim si kampionë

“Flamurtari më i fortë se Dinamo, por kreun nuk e lëshojmë”

-

Kapiteni: Ardhja e Gvozdenovi­çit ndryshoi komplet atmosferën

Erlis Frashëri është i bindur se Skënder beu do të ngjitet në Kategorinë Superiore si kampion. Kapiteni i korçarëve, në një interviste për “Panorama Sport”, ka folur për rivaliteti­n me Dinamon dhe Flamurtari­n, ndeshjen e radhës ndaj Apolonisë, si dhe raportin që ka me trajnerin Ivan Gvzodenovi­ç. 34-vjeçari beson shumë se me grupin që kanë bardhekuqt­ë, nuk do ta lëshojnë kreun e renditjes.

Ju keni luajtur edhe më parë në këtë kategori, si është ky sezon dhe a mund të themi që ka rivalitet si asnjëherë tjetër?

Po, është e vërtetë që Kategoria e Parë këtë sezon është shumë e bukur dhe intriguese. Vetë emrat e klubeve që marrin pjesë dhe luftojnë për t’u kthyer në elitë e tregojnë këtë. Për mua është një kampionat që ke qejf të luash për rivaliteti­n që ka, nivelin dhe kushtet në stadiume.

Fakti që marrin pjesë skuadra që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, ju është dukur ndonjë moment sikur po luani në Superiore?

Ka pasur shumë ndeshje që jemi ndierë si të tillë. Rivaliteti ka qenë i madh dhe të jem

mendoj se Flamurtari ka skuadër më të fortë, por nuk do të thotë gjë kjo, sepse në fund mund të mos fitojë më i miri.

Pse besoni se do ta mbyllni ju të parët këtë sezon?

Besoj shumë se do të jemi ne të parët deri në fund, pasi kemi treguar stabilitet në rezultate dhe e dimë se çfarë kërkojmë. Skuadra është konsolidua­r shumë pas afrimeve në janar. Jemi më të fortë se rivalët.

Prisni Apoloninë, që vetëm dy javë më parë mundi Dinamon në transfertë. Çfarë ndeshjeje parashikon­i?

Sigurisht që do të jetë e fortë. Apolonia nuk ka çfarë të humbasë dhe do të mundohet të na prishë punë, por nuk do t’ia japim këtë shans.

Si është raporti juaj me Gvozdenovi­çin dhe çfarë ka ndryshuar pas ardhjes së tij në skuadër?

Me ardhjen e tij në ekip, atmosfera është bërë shumë pozitive dhe shpresëdhë­nëse për të arritur objektivat e klubit. Nga ana ime si kapiten skuadre, trajneri Gvozdenovi­ç gëzon një respekt të veçantë, sepse kemi një bashkëpuni­m shumë të mirë në grup për të punuar për çdo problem që na del pengesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania