Panorama Sport (Albania)

Investigim edhe nga UEFA, Barça nis të dridhet

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

UEFA ka pritur për disa javë dhe ka ven dosur të ndërhyjë në skandalin më të fundit ku është përfshirë Barcelona dhe që ka të bëjë me pagesat e bëra për 18 vjet me radhë në adresë të ish-shefit të gjyqtarëve, Enrikez Negreira. Mediat spanjolle kanë raportuar se organi më i lartë drejtues i futbollit në Europë e ka parë të arsyeshme se ekzistojnë argumente të mjaftueshm­e për një thyerje të mundshme nga ana e Barcelonës e rregullore­s së futbollit. Në UEFA mendojnë se tashmë ka një çështje të mirëfilltë dhe po procedojnë me hapjen e një hetimi për të parë se çfarë po ndodh me çështjen "Negreira" te Barcelona. Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullore­s Disiplinor­e të UEFA-S, inspektorë­t janë caktuar për të kryer një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-S nga Barcelona në lidhje me të ashtuquajt­urin "Rasti Negreira".

NJË HAP PËRPARA - "Rasti Negreira" vazhdon të shënojë zhvillime të rëndësishm­e. Përtej hetimeve që po realizohen në Spanjë në të gjitha nivelet, këtyre hetimeve u janë shtuar dhe hetimit që do të nisë dhe UEFA. Pas mbledhjes së të dhënave për atë që po ndodhte me vetë federatën spanjolle, UEFA ka bërë një hap përpara, pasi vlerëson se është e nevojshme të hapet një dosje tjetër për atë çfarë mund të konsideroh­et "shkelje e rregullore­ve të garës nga Barcelona". Në të gjithë këtë proces ku është përfshirë edhe UEFA, ky institucio­n pritet të kontaktojë me palët e përfshira në proces, do të dëgjojë dhe të mbledhë informacio­nin e nevojshëm dhe në fund të dalë me një vendim që mund të sjellë dhe dëme sportive, e jo vetëm në adresë të Barcelonës, nëse klubi katalanas do të shpallet përgjegjës. Sipas mediave spanjolle, çështja nuk pritet të zgjasë shumë, veçanërish­t për shkak të rëndësisë së saj sociale që mbart, por duhet të respektohe­n afatet rregullato­re, të cilat mund të zgjasin nga katër deri në pesë javë.

PASOJAT - Ky hetim i çelur nga UEFA ka përparuar në kohë. Por ky nuk ka të bëjë me federimin e klubit katalanas apo klubeve të tjera për në garat europiane në sezonin e ardhshëm. Në referencë të rregullore­ve të vetë kompeticio­nit, UEFA ka rezervuar mundësinë e përjashtim­it të skuadrave nga garat e organizuar­a prej saj qoftë edhe pa përfshirje­n e një vendi administra­tiv.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania