Panorama Sport (Albania)

Shehi “shkund” Tiranën, 20 minuta me tone kritike

- OLSI AVDIAJ

Tirana ka vazhduar për gatitjet për sfidën e dytë në Kupën e Shqipërisë ndaj Teutës si dhe derbin me Partizanin që luhet mesjavën e ardhshme. Para stërvitjes së djeshme, trajneri Orges Shehi i shoqëruar nga drejtori Tefik Osmani dhe stafi bardheblu analizuan sfidën me Teutën që u luajt, atë që do të luhet të mërkurën po me durrsakët, si dhe derbin me Partizanin. Në fillim Shehi foli për ndeshjen që u mbyll, teksa mësohet se ka analizuar gabimet që janë bërë, sidomos në pjesën e dytë, te rasti i kartonit të kuq dhe dy golave të pësuar. Shehi është ndalur te këto momente për 20 minuta. Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës ka kërkuar përqendrim si në sfidën e Kupës me Teutën deri ditën e mërkurë, por edhe për derbin. Shehi i ka kujtuar skuadrës që duhet të bëjë të pamundurën që në këto dy takime që bardheblut­ë të dalin me fitore. Kujtojmë që në kampionat, Tirana ka humbur dy derbe, ndërsa ka fituar një takim, atë të parin në Superiore. Kujtojmë që tre trofe pretendon të fitojë këtë sezon ekipi i Tiranës. Deri në këtë moment që flasim, skuadra bardheblu ka fituar Superkupën e Shqipërisë. Tani është në lojë për Kupën e Shqipërisë dhe kampionati­n.

KUPA - Tirana praktikish­t ka mbyllur kualifikim­in e Kupës së Shqipërisë që në ndeshjen e parë, teksa shpartallo­i 3-0 Teutën, në "Elbasan Arena" dhjetë ditë më parë. Një rezultat i kënaqshëm, që kthen në një ndeshje pa shumë vlerë gjysmëfina­len e dytë që do të luhet në Durrës. Në sfidën e Elbasanit vendosën golat e Hasanit, Lulajt dhe Lushkjës, ndërsa ekipi i Martinit u duk i dorëzuar.

TITULLARËT - Merkatoja dhe largimet kanë bërë që skuadra të shohë të gjithë kampionët larg vetes. I pari iku kapiteni Erjon Hoxhallari. Më pas, pikërisht pas Europës, rrugën morën Seferi, Toli e Totre. "Hemorragji­a" e largimeve te kampionët vazhdoi edhe në këtë janar, teksa ikën po kështu edhe dyshja Marsel Ismajlgeci e Redon Xhixha, si dhe Vesel Limaj. U afruan Kristal Abazaj, Regi Lushkja dhe Rimal Haxhiu.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania