Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, trembin Balaj dhe Gurishta

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të luajë ak tin e dytë të gjysmë finales së Kupës së Shqipërisë ditën e nesërme ndaj Egnatias. Një barazim 1-1 në sfidën e parë ka lënë gjithçka të hapur për përballjen e dytë. Megjithatë, ekipi kuqeblu po vuan një krizë në shumë aspekte në këtë periudhë. Rezultatet e fundit kanë lënë pasoja jo të vogla në aspektin psikologji­k në kampin e Vllaznisë, që e sheh veten jashtë Europës për momentin. SITUATA

Gjithsesi, në kampin kuqeblu ka vijuar normalisht puna gjatë këtyre ditëve dhe rezultati 1-1 i ndeshjes së parë jep shpresë, pavarësish­t vështirësi­ve. Kjo përballje pritet të jetë decizive për të dyja skuadrat, por më tepër për kuqeblutë, që tanimë po bëjnë llogaritë jo më si pretendent­ë për në treshe, por duke shpresuar për një vend të katërt në kampionat. Për rrogozhina­sit, ballafaqim­i i së mërkurës konsideroh­et një ndeshje mjaft e rëndësishm­e për të arritur në finalen e Kupës

dhe për të tentuar më pas një trofe. Nëse për ta është e rëndësishm­e, për Vllazninë është jetike. Nëse ekipi kuqeblu nuk arrin të fitojë ndaj Egnatias, vendos në rrezik serioz pjesëmarrj­en e saj në Europë dhe një gjë të tillë më pas mund ta synojë

vetëm përmes kampionati­t, edhe pse aty duket pothuajse e pamundur për t'u arritur.

DËMTIMET

Për të realizuar një objektiv të tillë, Vllaznia dhe trajneri Sedloski kanë kërkuar qetësinë e duhur këto ditë.

Por përtej kësaj, gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Përveç emrave të Malës e Smajlit, listës së dëmtimeve i janë shtuar edhe ato të Gurishtës, e po ashtu edhe të Balajt, i cili doli i dëmtuar në mesin e pjesës së parë ndaj Kastriotit. Këto dy mungesa peshojnë shumë për betejën e nesërme ndaj Egnatias.

IMPENJIMI

Më shumë se mungesat, në Shkodër janë të shqetësuar më së shumti për impenjimin e lojtarëve. Rasti i mosfestimi­t të golit nga braziliani Kaina Nunes në transfertë­n e fundit ndaj Kastriotit nuk ka lënë shihje të mirë në ambientin futbolldas­hës shkodran dhe për më tepër edhe tek specialist­ët e futbollit. Rreth ambientit të klubit të Vllaznisë, është krijuar një atmosferë, ku një pjesë e madhe kanë bindjen se lojtarëve, veçanërish­t të huajve, pak i intereson ecuria e Vllaznisë. Gjithsesi, të gjithë i kanë drejtuar sytë te ndeshja me Egnatian, ku kërkohet reagimi dhe kualifikim­i në gjysmëfina­le. Vllaznia po kërkon Kupën e tretë radhazi në këtë sezon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania