Panorama Sport (Albania)

Miqësorja ‘e bekuar’, Gega tregon si zbuloi kampionin Rrahmani

- DENIS LALA

Historia e Amir Rrah manit është e denjë për një film apo dokumentar, që me siguri do të frymëzonte shumë të rinj, jo vetëm të fushës së futbollit. Një djalosh, i cili që në vogëli iu desh të përballej me situatën e një lufte çnjerëzore, por që futbollin nuk e harroi dhe nuk e ndau nga zemra. E nisi te fushat më baltë të Kosovës dhe vetëm para pak ditësh u shpall kampion me Napolin në Serinë A. Hapat e parë si profesioni­st Rrahmani i hodhi te Drenica në Kosovë, por trampolinë për të, ku arriti edhe kalimin në Kroaci, ishte Partizani. Historinë më pas të gjithë e dimë. Por si shkoi Rrahmani te Partizani? Në lidhje me këtë kemi pyetur një nga personat, që gëzon një pjesë të meritës së zbulimit të Rrahmanit në Shqipëri, Skënder Gegën, i cili në vitin 2013 ishte trajner i Kombëtares U-21. Gega tregon shumë detaje dhe prapaskena për Rrahmanin, të cilin e quan simbol të punës. Ai zbulon edhe afrimin e Muriqit te Shpresat.

Si mësuat për Amir Rrahmanin?

Rrahmani luante me Drenicën, që në atë kohë ishte grumbullua­r në Durrës. Unë në të njëjtën kohë po bëja një "zbor" 3-ditor me lojtarët e kampionati­t shqiptar. Më pas na u kërkua të zhvillonim një ndeshje miqësore nga vetë ekipi i Drenicës. Kemi bërë ndeshje miqësore me ekipin e Drenicës dhe që në momentet e para ai ra në sy si lojtar.

Çfarë ju bëri përshtypje më së shumti?

Ra në sy si agresiv dhe ishte një lojtar që dominoi në fushë. Unë nuk e kisha parë asnjëherë më parë, as nuk kisha dëgjuar për të. Ishte i fortë, i ashpër. Dukej shumë korrekt në lojë, por që nuk toleronte dhe ishte gjatë gjithë kohës në fokus. Unë në fakt nuk kam bërë asgjë më ndryshe se ajo që një trajner duhet të bëjë kur përzgjedh një lojtar. Unë vetëm kam qenë i vendosur për bindjet dhe nuk kam bërë hapa mbrapa në asnjë rast. Në rastet konkrete, tani që dikush ka arritur sukses, jam i lumtur dhe asgjë më shumë.

Dhe më pas vendosët menjëherë pas ndeshjes për ta thirrur Rrahmanin?

Po. Aty e kam thirrur. Kanë qenë prezentë edhe pjesëtarë të klubit të Drenicës. E kam pyetur për moshën, më tha jam i datëlindje­s 1994. Ne në atë kohë luanim me lojtarët e vitit 1992. Në atë moment i kam thënë Rrahmanit se dua të bisedoj urgjentish­t me prindërit e tij dhe jam takuar me ta diku në qendër të Tiranës dhe kemi rënë dakord.

Si përfundoi Rrahmani te Partizani?

Gjatë kohës që ishim të grumbullua­r, kanë ardhur 2-3 përfaqësue­s të klubeve të tjera, e kanë parë në kompleksin "Tropikal". Mbaj mend që presidenti i Skënderbeu­t, Ardian Takaj insistonte për të. Ai ishte një njohës i mirë i talenteve dhe e kishte pikasur. Hasan Lika, një nga shokët e mi, në atë kohë ishte trajner i Partizanit, por unë gjithashtu të kuqtë i shihja si një klub më të afërt se Skënderbeu. Kështu, kam folur me Amirin, që të bëjë një zgjedhje edhe me pak me preferenca. Përveç Takajt në atë kohë ishte prezent edhe Eduart Prodani, që ishte drejtor i Partizanit. Të dy po silleshin rrotull. Unë kam biseduar me Amirin, i bazuar edhe pak te preferenca. I kam thënë se janë një klub që ka histori me lojtarët e ardhur dhe mund të kalojë mirë atje. Në fund ai bëri zgjedhjen e tij.

Çfarë personalit­eti kishte Rrahmani? Si sillej?

Shiko! Çdo gjë e ka një arsye që ndodh. Amiri është simboli i punës. Unë kam qenë strikt në oraret e darkës dhe në regjimin e ushqimit dhe ai ishte gjithnjë lojtari i parë që shkonte në dhomën e hotelit, pa folur unë aspak, pa asnjë shtysë. Kur janë të rinj duan të qëndrojnë pak më tepër, bëjnë masazh dhe mblidhen me njëri-tjetrin, por Amiri ishte personi i parë që shkonte në dhomë, pa u errur ende. Ka qenë një nga sportistët më korrektë me të cilët unë kam punuar. I qetë, pa shumë fjalë, i përulur dhe shumë pozitiv. Në atë kohë ai u bë edhe kapiten i skuadrës U-21.

Si i shkoi te Partizani? Ai ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë...

Në fillim ai nuk ka pasur shumë minuta në këmbë. Kjo nuk është diçka ku mund të gjykohet njeri. Amiri ishte shumë i ri dhe asnjë nuk lind perfekt. Por falë punës ai ka ngjitur shkallët. Më vonë u aktivizua te Partizani dhe më pas në Kroaci e në vazhdim. Në fund është këtu ku është. Si Rrahmani në atë kohë kanë ardhur edhe Muriqi, Shala, Vojvoda dhe shumë të tjerë. Bashkë me Redi Jupin jemi përpjekur të afrojmë sa më shumë talente nga Kosova dhe fatmirësis­ht askush nuk na ndaloi apo pengoi. Veçanërish­t

Muriqi dhe Rrahmani ishin të uritur dhe kokulur. Kjo është ajo që i ka bërë të arrijnë suksesin.

Po me Muriqin, si ka qenë situata e afrimit të tij te Shpresat?

Ma ka sugjeruar presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli­u, teksa ironi e fatit ishte se edhe aty ishte trajner Hasan Lika. Mbaj mend si sot, që Hasanbelli­u më tha se kam marrë një shqiptar të Kosovës, 18-vjeç. Në atë kohë në fakt ne ishim me lojtarë 3 vite më të mëdhenj se Muriqi. Megjithatë, unë shkova dhe e pashë. Luante te Teuta, ishte shumë i fuqishëm. Patjetër, kishte edhe probleme teknike. Jam përpjekur t'i jap mundësi edhe shqiptarëv­e të Kosovës, që në atë kohë ishin në vështirësi të mëdha. Nuk kishin as përfaqësue­se, as flamur. Hasanbelli­u më telefonoi në atë kohë dhe më tha të shkoj ta shoh, asnjëherë për të thënë ta marr. Kur e pashë, që kishte gjëra të mira, e mora.

Ishte e vështirë pjesa burokratik­e?

Do të të them një kuriozitet. Ka qenë një rast ku kam telefonuar personalis­ht ish-presidenti­n, Bamir Topi. Po largoheshi­m për në Portugali dhe na duheshin tri pasaporta. Kishte shumë procedura dhe burokraci, koha nuk premtonte. E kam telefonuar ish-presidenti­n, që dihet tashmë se është një dashamirës i futbollit, i jam prezantuar dhe më ka kryer punë, kemi arritur t'i pajisim të gjithë me pasaporta. Ka qenë Leonit Abazi, Muriqi, Rrahmani, Taipi e Shala.

 ?? ?? Amir Rrahmani me fanellën e Napolit
Amir Rrahmani me fanellën e Napolit
 ?? ?? Amir Rrahmani me fanellën e Partizanit
Amir Rrahmani me fanellën e Partizanit
 ?? ?? Skënder Gega
Skënder Gega
 ?? ?? Vedat Muriqi
Vedat Muriqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania