Panorama Sport (Albania)

Laval: Kemi ekip fantastik, prisni surpriza në “play off”

TOMORI/ Shënoi gol, por afrikani “qan” dy rastet e shpërdorua­ra

-

Tomori realizoi objektivin fillestar, siguroi zonën “play off” dhe mund të ëndërrojnë ngjitjen. E megjithatë, llogaritë nuk i kanë mbyllur ende. Kanë edhe një tjetër mision, të blindojnë vendin e katërt. Dhe që të mbajnë këtë pozicion (i cili i lejon ta luajnë ndeshjen e parë të “play off”-it në shtëpi dhe, mbi të gjitha, të kalojnë më tej edhe me një barazim), duhet të marrin edhe një tjetër fitore. Javën e fundit shkojnë në Cërrik, atje ku i pret Turbina, e rënë tashmë në Kategorinë e Dytë. Fitorja përballë Korabit dha një “mal” me mesazhe. Skuadra bindi në lojë e rezultat, duke u treguar rivalëve se kanë edhe ata të drejtë që të ëndërrojnë elitën. Rrugë padyshim e gjatë dhe e vështirë, por jo e pamundur për t’u përshkuar. Një nga protagonis­tët e fitores së fundit ishte Vahab Laval dhe jo vetëm për golin e shënuar, por edhe paraqitjen mbresëlënë­se. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sidoqoftë, afrikani evidenton edhe disa pengje. “Ishte një superndesh­je kjo me Korabin. Jo vetëm unë, por të gjithë, dhamë maksimumin. Jam i lumtur që shënova, por jo edhe aq për dy raste të arta që shpërdorov­a në secilën pjesë.

Megjithatë, rëndësi kanë pikët e plota. Kemi një ekip fantastik. Ishim në ditën tonë më të mirë. Kjo fitore në fushën tonë na mungonte shumë. Dua të falënderoj tifozët, që më mbështesni­n. Më kanë emocionuar shumë me atë shfaqje që treguan në momentin e zëvendësim­it. Duartrokit­jet e fuqishme dhe ngritja e tyre në këmbë, vlejnë shumë. U përulem. Tani që jemi rikthyer në formën tonë më të mirë, jam i sigurt se ecuria jonë në këto nivele do të rezervojë surpriza në fazën e ndeshjeve kualifikue­se për t’u ngjitur në elitë”, përfundoi Laval. EDI SPAHIU

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania