Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi: Si e ndalëm Ronaldon në 40 gradë

“U përplasëm disa herë në lojë, ja pse Kristiano u nervozua”

- JORGIS MEMO

Ekipi i sulmuesit i hoqi nga duart vendin e parë Al-nasrit

Kristiano Ronaldo e ka mbyllur i dësh përuar ndeshjen e djeshme kundër skuadrës së Sokol Cikalleshi­t në kampionati­n e Arabisë Saudite. Alnasr, ku bën pjesë portugezi, ka barazuar 1-1 me Al-khalejin e sulmuesit kuqezi, i cili ka qenë për 90 minuta në fushë. Në rast se do të fitonte, Al-nasr i bashkohej Al-itihad në kreun e renditjes, por skuadra e sulmuesit shqiptar ka bërë surprizën e madhe, duke kaluar e para në avantazh me anë të Martins që në minutën e 4-t. Rezultati u barazua shpejt nga goli i Gonzalez në minutën e 17-të, e më pas nisën sulmet e njëpasnjës­hme drejt portës së Al-khalej. Por, Ronaldo dhe shokët e tij ishin të pasaktë, teksa vetë portugezit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Gjithçka u mbyll me barazimin 1-1 dhe Al-nasr mbeti në vendin e dytë, me 2 pikë më pak se kryesuesit. Ronaldo është shfaqur shumë i nervozuar pas duelit të djeshëm, teksa një pjesëtar i Al-khalejit iu afrua për të bërë një foto me të. Në këtë moment, portugezi e shtyn menjëherë, duke refuzuar të bëjë foto.

RRËFIMI I SULMUESIT Cikalleshi dha një kontribut të rëndësishë­m edhe në ndeshjen e djeshme, paçka se nuk shënoi. 32-vjeçari kavajas, në 25 ndeshje deri më tani me Al-khalej, ka realizuar 9 herë. Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport" në mbrëmjen e së hënës, Cikalleshi tregoi emocionet e përballjes me Ronaldon dhe surprizat e pakëndshme që e bënë portugezin të nervozohej. "E nisëm ndeshjen me gol, duke i befasuar të gjithë. Atmosfera në stadium ishte zjarr, pasi rivali i tyre, Al-itihad, kishte humbur në javën e kaluar dhe kërkonin me patjetër fitoren. E pësuam shpejt nga një goditje standarde, por të kishte zgjatur edhe pak rezultati 0-1, do t'i kishte kapur paniku dhe mund të fitonim. Jemi mbrojtur thuajse gjithë ndeshjen, pasi presioni ka qenë i madh. Gjatë lojës kemi pasur dy-tri përplasje me Ronaldon, pasi kthehej dhe kërkonte topin mbrapa. I kam bërë faull në dy raste, ndërsa dy herë në korne e kam markuar, sepse edhe unë detyrohesh­a të kthehesha deri në 16-she. Natyrisht, nuk mund të flasim për Ronaldon e para disa viteve, sepse nuk është siç ka qenë, por që mbetet një lojtar i madh. Dihen lëvizjet që bën në fushë dhe u acarua pak, pasi një gol iu anulua", tregon fillimisht sulmuesi kavajas, ndërsa komenton edhe kushtet në të cilat u luajt dje dhe pse Ronaldo ishte i nervozuar. "Ishte shumë vapë, ka qenë tmerr gjatë orarit të ndeshjes. Temperatur­at shkuan 40 gradë dhe ishte e vështirë të luaje. Pastaj, është pak situatë e sikletshme, sepse këtu të gjithë duan të bëjnë foto me Ronaldon, ndërsa e ngacmojnë me duar dhe ai nervozohet. Në këto raste duhet pak seriozitet, pasi kjo ndodh edhe nga lojtarët e ekipit kundërshta­r. Nuk diskutohet që përballë është një legjendë, por kur e ke kundërshta­r, së pari duhet të respektosh veten, duke luftuar për ta mundur në fushë. Jashtë fushe është gjë tjetër, por në momentin që luan me atë përballë, duhet të bësh maksimumin për ta mundur. Për mua nuk ishte hera e parë që e kisha kundërshta­r. Sot (dje) na shkoi mirë, sepse ishte pikë e rëndësishm­e për ekipin tonë. Rastet i kishim me pikatore dhe në ato dy mundësi që m'u dhanë, nuk u shërbeva si duhet për të goditur portën. Nuk pata një rast që mund të shënoja dhe për këtë më vjen keq, por rëndësi ka që nuk humbëm", deklaroi sulmuesi.

 ?? ?? Cikalleshi dhe Ronaldo gjatë ndeshjes së djeshme
Cikalleshi dhe Ronaldo gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania