Panorama Sport (Albania)

Unikale, finalja e Kupës së Greqisë pritet të zhvillohet në “Air Albania”

Policia refuzon AEK-PAOK, Duka: Të lumtur nëse luhet në Tiranë

-

Pas Ligës së Konferencë­s, Shqipëria mund të jetë dëshmitare e një tjetër ndeshjeje të madhe finale që do të luhet në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Federata Greke e Futbollit po kërkon një stadium për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë dhe impianti në të cilën mund të zhvillohet kjo finale është pikërisht "Air Albania". AEK-PAOK është finalja e Kupës së Greqisë dhe forcat e policisë nuk e kanë marr përsipër që të zhvillohet në Athinë për shkaqe sigurie. Problemet e tifozëve kanë bërë që policia të stepet dhe në këtë mënyrë, federata po kërkon për një stadium tjetër. Kërkesa e tyre është refuzuar nga Qipro dhe "Panorama Sport" ka mësuar se Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë PO parimisht që kjo ndeshje të luhet në Tiranë. Gjithashtu, një alternativ­ë ishte edhe stadiumi i Bukureshti­t, megjithatë me shumë gjasa ndeshja do të luhet në Tiranë. Finalja është planifikua­r të luhet më 24 maj, por kjo datë mund të ndryshohet për shkak se axhenda në "Air Albania" është e ngjeshur dhe për më tepër e prenotuar kohë më parë për evente të tjera. Si për ironi të fatit, pengesë për AEK-PAOK mund të bëhet një këngëtar i njohur grek. Sipas mediave në shtetin fqinj, koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis, më datë 25 maj në "Air Albania" është pengesa më e madhe. Kjo në teori e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes së ndezur mes dy skuadrave greke më 24 maj, sipas kalendarit. Vertis ka rezervuar stadiumin nga data 23 maj deri më 26 maj, për të bërë përgatitje­t e duhura për koncertin e parë të tij në vendin tonë. Ndërkohë, më 28 maj, në këtë impiant është parashikua­r të zhvillohet një shfaqje e "Notre Dame de Paris", ndërsa 1 qershori është rezervuar për finalen e Kupës së Shqipërisë. Para datave të mësipërme është e pamundur të organizohe­t në kohë dhe zhvillohet ndeshja në këtë stadium dhe për më tepër nuk do të ishin dakord as skuadrat greke që diskutojnë sfidën mes tyre.

REAGON DUKA - Stadiumi "Air Albania" është gati të mirëpresë finalen e Kupës së Greqisë dhe konfirmimi vjen edhe nga presidenti i FSHF-SË, Armand Duka. Megjithatë, ky i fundit konfirmon gjithashtu se nuk do të jetë e thjeshtë të organizohe­t një ndeshje e tillë në vendin tonë, pasi ka mospërputh­je me datat. Duke iu përgjigjur interesimi­t të mediave greke për këtë situatë, kreu i FSHF-SË ka konfirmuar se në Shqipëri e presin krahëhapur një sfidë të tillë. "Ne po përballemi pozitivish­t më mundësinë për të pritur finalen e Kupës së Greqisë në Tiranë. Do të ishim më se të lumtur për ta bërë një gjë të tillë. Për fat të keq, problemi me datat i përket Federatës Greke të Futbollit dhe jo federatës sonë. Më 24 maj është e pamundur që të luhet kjo ndeshje", ka thënë Duka, i cili tregoi se opsioni i vetëm ishte ai i datës 19 maj, duke qenë finalja nuk mund të zhvillohet më 24 maj për shkak të prenotimit të stadiumit nga këngëtari grek, Nikos Vertis.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania