Panorama Sport (Albania)

Benzema-haland, sot përcaktohe­t kush është më i forti

-

Përpara derbit të shumëpritu­r të Milanos, pro jektorët e Ligës së Kampioneve do të ndizen sot në "Santiago Bernabeu", ku në orën 21:00 do të luhet gjysmëfina­lja mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit. Kampionët e Ançelotit kundër "qytetarëve" të Guardiolës: nga njëra anë dëshira për t'u kthyer në finale për të mbrojtur trofeun dhe sulmuar trofeun e 15-të. Nga ana tjetër dëshira për të harruar eliminimin dramatik të një viti më parë dhe provuar përsëri për të fituar një trofe që tashmë është shndërruar në një fiksim. Gjysmëfina­lja e sezonit 2021-'22 shkroi historinë e kompeticio­nit: një fitore spektakola­re 4-3 për anglezët në Mançester. Siti kaloi në avantazh edhe në Madrid dhe e mbrojti atë deri në minutën e 90-të, kur dopieta e Rodrigos në dy minuta e dërgoi sfidën në shtesë. Pastaj penalltia e Benzemasë që vulosi 3-1 përfundimt­ar dhe e projektoi Realin drejt trofeut të 14-të të Ligës së Kampioneve. Një vit më vonë, madrilenët kanë ndryshuar shumë. Ndërsa kampionët e Anglisë kanë një armë më shumë. Dhe nuk bëhet fjalë për një armë dosido, por për një kokë të vërtetë bërthamore, e cila mban emrin e Erling Braut Halandit: 12 gola në 8 prezenca në Champions këtë sezon, 35 gola në 32 ndeshje në Premier Ligë (që tani rekord absolut në historinë e kampionati­t anglez) dhe 51 gola në total këtë sezon. Do të jetë ai që do të udhëheqë sulmin e Guardiolës sot në Madrid, në një përballje brezash me të pavdekshmi­n Karim Benzema, i cili në moshën 35-vjeçare

është ende të prodhojë një sezon me 29 gola në të gjitha kompeticio­net. Formacioni i Pepit është thuajse i bërë: i vetmi balotazh mund të jetë ai që i takon Mahrezit dhe Bernardo Silvës, por portugezi duket në avantazh. Për Ançelotin ndoshta ndonjë dyshim më shumë: Rydiger,

Alaba, Militao luajnë dy fanellat për mbrojtësit e qendrës, ndërsa në të majtë shkohet drejt konfirmimi­t të Kamavingës, titullar në këtë rol edhe në finalen e Kupës së Mbretit. Ndërsa në mesfushë rikthehet titullar Luka Modriç, në vend të Tçuamenit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania