Panorama Sport (Albania)

Topin do ta kontrolloj­ë Siti, me Halandin dy herë kërcënues

-

NNga RAFAEL BENITEZ

ormalisht Mançester Siti do të ketë zotërimin e topit në duelin kundër Realit të Madridit, sepse ata kanë këtë stil futbolli në ADN-NË e tyre. Dhe kur ti luan kundër një skuadre që e zotëron kaq shumë topin, ti duhet të mbrohesh mirë dhe luash në kundërsulm. Një skuadër që e zotëron shumë topin, normalisht nuk do të ketë katër apo pesë futbollist­ë shtatlartë në fushë. Ajo që ata kanë janë futbollist­ë dinamikë, të zotë në zotërimin e topit. Futbollist­ët e Mançester Sitit janë të zotë në luftën në ajër, por nuk kanë fizik shumë të gjatë. Kështu që nëse kundërshta­ri ka dy apo tre djem shtatlartë, atëherë ti ke një shans. Por kur ti je një skuadër si Reali i Madridit, ti ke gjithashtu edhe cilësinë për ta mbajtur topin, por edhe mund të luash në kundërsulm. Ti mund të alternohes­h. Me Vinicius Zhuniorin, Karim Benzemanë dhe Toni Krosin, ti mund ta pasosh topin, por mund të ushtrosh gjithashtu presing. Dhe nëse ti arrin të gjesh Benzemanë mes linjave apo Viniciusin pas mbrojtësve, ti mund të luash në kundërsulm. Me Erling Halandin, Pep Guardiola ka dikë i cili është i aftë për të lidhur lojën, por ai është më i rrezikshëm kur ai ka hapësirën pas dhe mund të përdorë kundërsulm­in. Tani Mançester Siti ka një sulmues, i cili mund të vrapojë pas mbrojtësve dhe godasë topin me kokë. Kështu që ata mund të jenë një kërcënim në të dyja mënyrat. Kur unë isha një trajner te Reali i Madridit në vitin 2015, një nga futbollist­ët më tha: "Ne do të japim më të mirën në muajin shkurt (kur të rinisë Liga e Kampioneve me fazën me eliminim direkt)". Ata e dinë që në kampionate­t respektive ata do të fitojnë shumicën e ndeshjeve, por kur bëhet fjalë për të rivalizuar për trofetë e mëdhenj, ata duhet të japin gjithçka. Që kur unë isha një fëmijë tek ekipet e moshave të Realit të Madridit, të përfundoje në vend të dytë ishte një katastrofë. Dhe ai mentalitet përcillet në të gjitha skuadrat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania