Panorama Sport (Albania)

Superklasi­kja e Argjentinë­s një skandal, grushte, 7 të kuq dhe policia në fushë

Mes Boka Xhuniors dhe River Plejtit fiton Riveri me një gol në 93’

-

Superklasi­kja e futbollit argjentina­s mes Boxha Xhuniorsit dhe River Plejtit ka degjenerua­r në një skandal të përmasave të mëdha, që ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë që situata të mos precipiton­te. Superklasi­kja numër 260 në histori është mbyllur me fitoren në kohën shtesë nga River Plejti, por më pas ka ndodhur gjithçka në fushë, duke bërë që të gjithë të ndihen të turpëruar. Në fund të takimit, gjyqtari i ndeshjes, Dario Herrera ka nxjerrë 7 herë nga xhepi kartonin e kuq, duke mbyllur një takim pas 18 minutash ndërprerje. Në fakt gjithçka u duk se po shkonte paq dhe pa asnjë problem, por pikërisht në minutën e 93-të, goli nga pika e penalltisë i ish-lojtarit të Livornos, Borha i ka dhënë jetë një sherri kolektiv. Fillimisht ka qenë një përplasje mes Palavesino­s dhe Romeros dhe aq ka mjaftuar për të ndezur fitilin. Stadiumi “Monumental” me 85 mijë vetë mbi supe ka parë skena vërtet të shëmtuara.

GOLI DHE SHERRI MASIV - Arbitri Herrera e mbajti fort pulsin e sfidës deri në kohën shtesë të takimit, falë një drejtimi me kompetencë të ndeshjes. Ai u mundua që të qetësonte kokat e nxehta të lojtarëve, duke nxjerrë nga xhepi i tij 7 kartonë të verdhë, duke mbajtur nën kontroll këtë sfidë. Por Herrera nuk mundi të bënte asgjë pas golit vendimtar të Borhas nga pika e 11 metrave, si rezultat i një penalltie për një faull të Sandez ndaj Palavesino­s në zonë. Ky ka qenë dhe momenti kur sfida ka dalë jashtë kontrollit. Goli i ish-lojtarit të Livornos që ka festuar më pas me një fanellë me mesazh fetar vetëm sa e ka përkeqësua­r situatën. Si pasojë të gjithë kanë zbritur në fushë, me një sherr masiv. Me një minutë të mbetur për t’u luajtur, gjyqtari Herrera e ka ndërprerë takimin për 18 minuta, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë për të vendosur qetësinë. 20 minuta boks në “Monumental”, teksa 7 lojtarë janë ndëshkuar me karton të kuq.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania