Panorama Sport (Albania)

Zhiru: I kam shënuar tri herë, Interin do e ndëshkoj përsëri

“S’jam lideri i skuadrës, ndihem si vëllai i madh”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

36-vjeçari garanton gola dhe përvojë para derbit

Pesëdhjetë e gjashtë ndeshje, 23 gola dhe 8 asiste mbi supet e një 36-vjeçari janë një përvojë shumë e rëndësishm­e në Ligën e Kampioneve. Sidomos në një skuadër si Milani, ku ky aspekt nuk është me bollëk. Pikërisht për këtë arsye, Olivie Zhiru ka dhënë një intervistë në portalin e UEFA-S.

Cilat ishin emocionet e zbarkimit te Milani?

Nënshkrimi me Milanin ishte një mundësi për të përballuar një sfidë të re. Fundja, te Çelsi nuk luaja shumë. Mund të isha larguar më herët dhe të firmosja për Interin në merkaotn e dimrit 2020, por në vend të kësaj Zoti donte që unë të zgjidhja Milanin. Jam shumë i lumtur. Nëse do të më kishin thënë se në vitin e parë do të kishim fituar titullin pas 10 vitesh dhe se në të dytin do të ktheheshim në gjysmëfina­le të Champions-it, nuk do të më dukej reale.

Cili ka qenë idhulli juaj në fëmijëri?

E kam ndjekur Milanin kur isha adoleshent, në fund të viteve ’90. Një lojtar në veçanti që më bëri ta dua këtë ekip është Andrij Shevçenko. Jam munduar ta imitoj në stërvitje, në mënyrën e tij të vrapimit dhe në elegancë. Ai ka qenë një nga sulmuesit më të mëdhenj, shumë i kompletuar, pasi mund të shënonte me këmbën e djathtë, të majtë dhe me kokë, dhe ishte gjithashtu i shpejtë.

Si mund ta përkufizon­i momentin që po kaloni?

Qëllimi është që t’i shfrytëzoj sa më shumë minutat në fushë. Falë një stili jetese të shëndetshë­m dhe faktit që lëndohem rrallë, kam ende rezultate të mira dhe ndihem mirë fizikisht, ndaj përse të mos vazhdoj? E dua futbollin dhe e di se sa shumë do të më mungojë kur të var këpucët.

Duket sikur kështu mendon edhe Zlatan Ibrahimovi­çi...

Vlen e njëjta gjë për të: ai e do futbollin dhe shtyn gjithmonë që të japë maksimumin. Qëndrimi në maja edhe kur trupi ngadalësoh­et është çështje pasioni, force mendore, profesiona­lizmi dhe vendosmëri­e.

A ndiheni lider në dhomat e zhveshjes?

Për shokët e mi jam si një vëlla më i madh: jap këshilla nëse kanë nevojë, jam në dispozicio­n dhe përpiqem të kem gjithmonë një qëndrim pozitiv. Është e rëndësishm­e të bisedoni me të rinjtë dhe t’i inkurajoni ata. Është një rol që më pëlqen,

më jep lumturi ditë pas dite.

Sa rëndësi ka për një sulmues një gol si ai që i shënuat Napolit?

Pasi humba penalltinë e dija se duhej të qëndroja i përqendrua­r, sepse isha i sigurt se do të kisha një tjetër shans të madh; pak a shumë si kundër Anglisë

në Kupën e Botës, kur shënova menjëherë pasi humba një rast të volitshëm. Bëhet fjalë për fokusin dhe këmbëngulj­en, e gjithmonë duhet besuar se do të ketë një tjetër shans. Për një sulmues është e rëndësishm­e të ruajë besimin edhe pas një penalltie të humbur.

Jeni gati për gjysmëfina­len me Interin?

Stadiumi i “San Siro”-s është një vend i veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për derbin. Më pas është prestigji i Ligës së Kampionëve dhe fakti që me siguri do të ketë një ekip milanez në finale. Në Serinë A kam

shënuar tre gola në tri ndeshje kundër Interit dhe gjithashtu kam bërë një ose dy asistime, kështu që statistika­t janë të mira. Por më kujtohet edhe disfata në Superkupë, ku ata dominuan dukshëm. Më ka mbetur në mendje, kështu që ne duhet të luajmë më të mirën tonë.

 ?? ?? Zhunior Mesias dhe Olivie Zhiru
Zhunior Mesias dhe Olivie Zhiru

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania