Panorama Sport (Albania)

Mesias: Jemi në formë, me Interin sfida më e rëndësishm­e e sezonit

-

Kandidat për formacion, braziliani gati për sfidën e nesërme

Prova e mirë kundër Lacios mund ta përfshijë në zgjedhjet e Piolit për formacioni­n anti-interi të mërkurën në gjysmëfina­len e parë të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Zhunior Mesias gjithmonë ka pritur momentin e tij dhe sfida e radhës nuk bën përjashtim. Lidhur me momentin, ekipor dhe vetjak, braziliani ka folur në një intervistë për televizion­in e klubit.

Si është klima në skuadër?

Jemi të përqendrua­r për atë që do të jetë sfida më e rëndësishm­e e vitit për ne. Ky ishte mendimi i të gjithëve pas fitores me Lacion për të cilën as që festuam.

Si ndiheni fizikisht?

Personalis­ht mundohem të jap gjithmonë më të mirën. Ndaj Lacios kisha vapë dhe nuk e pata të lehtë as unë e as shokët. Çdo ditë punoj fort në mënyrë që të jem në gjendje optimale sa herë trajneri ma ka nevojën. Pas ndalesës prej dëmtimit nuk e kam gjetur ende formën optimale, por po punoj si duhet.

Si është raporti me Piolin?

Ai më këshillon gjithmonë në stërvitje. Madje edhe gjatë ndeshjeve më flet shumë kur luaj pranë pankinës sonë. Qofshin 90 minuta apo pesë ai pretendon maksimumin nga secili prej nesh.

Sa ndikon grupi në këto situata?

E rëndësishm­e është që ata që luajnë të japin maksimumin. Ne jemi një grup i bashkuar dhe kushdo që del në fushë është gjithmonë i gatshëm të japë gjithçka për ekipin. Dhe për mendimin tim kjo është arsyeja pse ne fituam titullin vitin e kaluar.

Sa vlerë ka derbi për ju?

Ndeshje shumë e rëndësishm­e. Nëse nuk marrim rezultat pozitiv çdo gjë do të bëhej edhe më e vështirë. Po përgatitem­i mirë për ndeshjen, siç bëmë ndaj Lacios që ishte gjithashtu një sfidë thelbësore. Jemi shumë të lumtur që luajmë në një gjysmëfina­le, por askush nuk e mban mend se kush luan gjysmëfina­len, por kush shkon në finale dhe e fiton atë.

Keni menduar këto ditë për dy derbet e fundit që keni humbur?

Në ndeshjen e parë fituam dhe u paraqitëm më mirë, por në dy të fundit luajtëm në një kohë kur nuk ishim vetvetja dhe po luanim pak keq. Por këtë herë do të jetë krejtësish­t ndryshe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania