Panorama Sport (Albania)

Malik Çau: Milani i programuar për sukses, Ibra më respekton kur i ndërhyj ashpër

Përvoja kuqezi, mbrojtësi rrëfehet për herë të parë në mediat gjermane

-

Kartoni i verdhë në minutën e fundit me Lacion e privon nga një vend titullari në fundjavë kundër Specias, megjithatë Malik Çau fillimisht mendon për derbin. Pavarësish­t se gjasat që ta nisë si titullar janë të pakta. Mbrojtësi gjerman ka dhënë një intervistë për bashkëkomb­ësit e “BILD” duke rrëfyer jetën dhe prishmërit­ë ndaj vetes te Milani.

Si është jeta në Milano?

Dal rrallë e kur e bëj diçka të tillë preferoj qendrën e qytetit. Por me thënë të vërtetën shpeshherë janë shokët ose ndonjë familjar që më detyron që të dal nga shtëpia.

Përse vuajtët aq shumë në fillim të kësaj aventure?

Nuk e kuptoja as vetë. Madje për disa javë pata dyshime nëse kisha bërë zgjedhjen e duhur. Ndërkohë, stafi, shokët dhe trajneri më flisnin shumë. Madje edhe drejtuesit nuk linin rast pa më treguar besimin e tyre ndaj meje. U mundova të qëndroja pozitiv dhe pata shansin tim.

Cilin lojtar keni pikë referimi në skuadër?

Pa dyshim Ismael Benaserin. Jam i ndërgjegjs­hëm se ndodhem në një skuadër kampionësh, por Ismaeli më ka marrë për dore, sepse e kuptoi se isha tip i heshtur siç është edhe ai.

Kush ju bindi për t’iu bashkuar Milanit?

Lajmin që një klub i madh më kërkonte e mora nga menaxheri im. Dridhesha i tëri ditën kur pata telefonatë­n e parë me Paolo Maldinin, por ai u tregua i sjellshëm dhe më qetësoi. Më kishte ndjekur dhe më njihte mirë, kështu që nuk u desh shumë që të bindesha për Milanin.

Cili është momenti më i bukur i karrierës suaj te Milani?

Ndeshjet me Torinon, Totenhemin dhe Monzën. Aty njerëzit më vunë re dhe merrja shumë urime e kompliment­e. Kulmi ishte ndaj Herri Kejnit dhe mendoj se u paraqita

mirë.

Çfarë mendoni kur nuk jeni në formacion?

Te Milani kam mësuar se duhet të tregoj vlerën time në çdo seancë stërvitore. Nuk mjafton të luash veç një herë mirë ndaj Herri Kejnit, sepse më pas duhet të ndalësh edhe Osimhenin apo ndonjë tjetër. Pra, asnjëherë nuk mjafton ajo që bën e duhet të japësh edhe më tepër.

Si është të luash kundër Ibrës?

Është i tmerrshëm. Ibra mbetet Ibra. Është shumë i sjellshëm, por edhe tepër i bindur te vetja. Në stërvitje ndryshon totalisht. Edhe seancat stërvitore ndryshojnë me praninë e tij. Nëse vëren që e trajton butë, Ibra nuk të respekton. Sa më fort t’i ndërhysh, aq më shumë të vlerëson.

Jeni gati për ndeshjen me Interin?

Jemi Milani dhe duhet të jemi gati. Punojmë për të marrë maksimumin nga çdo ndeshje dhe derbi nuk bën përjashtim.

 ?? ?? Malik Çau, 21 vjeç
Malik Çau, 21 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania