Panorama Sport (Albania)

“Më thërrisnin Sheva, tani i mund”

“Milanin e njohim mirë, por ne jemi të fortë dhe duhet vetëm të bëjmë Interin”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Edin Xheko analizon përballjen dhe karikon skuadrën: Nuk do të ndalemi këtu

Edin Xheko ka jetuar shumë derbe në kar rierën e tij të gjatë, por për të pa dyshim që ai i Milanos është ndër më të veçantit, e sidomos kur mbërrin në gjysmëfina­len e Champions-it. Sulmuesi pritet ta nisë titullar nesër ndaj kuqezinjve dhe për mikrofonat e UEFA-S ka bërë një panoramë të momentit të tij dhe të skuadrës, duke zbuluar edhe Shevçenkon si një nga idhujt e tij, ndoshta një nga rivalët më “të urryer” të tifozëve zikaltër.

MOMENTI - “Si ndihem? Ndihem i qetë. Do të jenë dy ndeshje spektakola­re. Italia dhe qyteti i Milanos në veçanti duhet të jenë krenarë për këtë sfidë dhe faktin që dy klube të këtij qyteti do të luajnë në gjysmëfina­len e Ligës së Kampioneve. Çmimi në tryezë është i madh, të luash finalen në Stamboll do të ishte e pabesueshm­e. Ndoshta në Mançester nuk e kam ndierë aq shumë sa e ndiej këtu në Itali derbin. Nuk ka asnjë favorit në këto ndeshje dhe nuk ka rëndësi nëse një skuadër është me fortë apo më e dobët, pasi të gjithë japin gjithçka në ndeshje të tilla. Këtë do të shohim edhe në këto dy ndeshje”.

IDHULLI – “Kur kisha nisur të luaja në Bosnjë doja të përmirësoh­esha dhe qëndroja pas stërvitjes për ta arritur këtë. Një nga trajnerët e mi më quajti Andrij Shevçenko, sepse isha biond si ai dhe kisha disa lëvizje që e kujtonin. Nga atje, pak nga pak fillova ta shikoja. Më kujtohet tripleta që shënoi në Barcelonë, që atëherë ai u bë sulmuesi im i preferuar”.

KALENDARI - “Ne do të kemi shumë ndeshje në një kohë shumë të shkurtër. Vetëm në maj, mendoj se kemi tetë ndeshje në kalendar, njëra më e bukur se tjetra. Luajmë dy herë kundër Milanit, pastaj kemi finalen e Kupës ndaj Fiorentinë­s, e pastaj luajmë kundër Napolit e Atalantës. Gjithsesi kemi ekipin e duhur për të fituar dhe të kem kaq shumë objektiva në moshën 37vjeçare është një emocion i fortë”.

INTERI, I VEÇANTË - “Ky është viti im i dytë tek Interi dhe ne kemi fituar tashmë tre trofe. E vetmja keqardhje është që vitin e kaluar nuk e kemi fituar kampionati­n ende. Gjithsesi jemi në gjysmëfina­le të Ligës së Kampioneve, që mungonte për një kohë të gjatë. Këto dy sezone sigurisht që kanë qenë pozitive dhe unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Ne kemi

qëndruar gjithmonë të bashkuar, edhe në kohët e këqija, por sidomos në momentet e mira kur kemi mundur të festojmë, të fitojmë ndeshje. Në këtë pikë të sezonit mendojmë vetëm për atë që mund të arrijmë deri në fund të sezonit”.

DERBI – “Interi duhet të bëjë Interin për të fituar, veçanërish­t në Champions League. Arritëm në gjysmëfina­le duke mundur ekipe të forta, jashtë parashikim­eve. Kemi qëndruar të fokusuar ndeshje pas ndeshjeje, kemi arritur deri këtu dhe nuk kemi

ndër mend të ndalemi këtu. Milani është një skuadër e fortë, që po ashtu ka fituar të drejtën për të qenë në gjysmëfina­le. Shoh dy ndeshje plot emocione, ku të dyja skuadrat do të japin gjithçka për të arritur në finale. Ne e njohim Milanin dhe ata na njohin ne,

ndaj nuk do të habitemi dhe as ata. Jemi të fortë dhe i kemi të gjitha cilësitë për të fituar, por duhet të bëjmë më të mirën. “San Siro” është gjithmonë spektakola­r. Besoj se do të na japë forcë për të arritur në finale, veçanërish­t në ndeshjen e dytë”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania