Panorama Sport (Albania)

Barela: Nevojitet zemër e guxim, me muzikën e Champions-it...

-

Nikolo Barela ka rrëfyer për UEFA-N emocionet e tij para ndeshjes me Milanin në gjysmëfina­le, një fazë ku Interi ndodhet edhe falë dy golave të tij ndaj Benfikës. SEZONI - “Sigurisht që ka qenë një sezon i vështirë dhe pak i çuditshëm me ulje-ngritje për mua dhe për ekipin. Por jam i lumtur që kam ende energji për këtë pjesë të fundit të sezonit, që është thelbësore. Duket e çuditshme, por ne kemi punuar më mirë si skuadër në Ligën e Kampioneve sesa në kampionat. Mund të jetë edhe thjesht si pasojë e ndjesive që merr në një atmosferë të caktuar. Dëgjimi i asaj muzike të jep një motivim shtesë. Nuk është aspak justifikim, por ka ndeshje në të cilat pa vetëdije e gjen veten me energjinë e duhur dhe kjo ndodh në Ligën e Kampioneve”. PORTO - “Mendoj se sfidat ndaj Portos ishin për zemra të forta, por treguan se shpirti i ekipit është shumë i fortë dhe se kemi vullnetin për të bërë diçka të jashtëzako­nshme së bashku. Në fushë zbret një grup lojtarësh që ka të njëjtin qëllim dhe mendoj se ky është çelësi për arritjen e objektivav­e, që nuk i kishim imagjinuar kurrë se mund t’i arrinim në fillim të sezonit. Interi nuk kishte arritur në këtë fazë të kompeticio­nit prej shumë vitesh dhe nevojitet një frymë e fortë ekipi për ta arritur këtë”.

GOLAT NDAJ BENFIKËS – “Unë gjithmonë përpiqem të dal para portës, duhet edhe pak instinkt. Ata ndaj Benfikës ishin dy gola të mirë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri, por gjëja më e mirë ishte rëndësia që patën për rrugëtimin e Interit deri këtu. Ndihmuan ekipin, kjo është ajo që vlen”.

“SAN SIRO” - “Kur ‘San Siro’ është plot me tifozë që thërrasin ‘The Champions’”, e gjej veten duke menduar ‘Mund t’ia dalim’. Janë ndjesi të forta që shkaktojnë të dridhura dhe që mund të mbërrijnë vetëm në ‘San Siro’, nga tifozët e Interit në një kompeticio­n si ky. Dhe tani në derbi... Do të duhet zemër, guxim dhe forcë, por edhe të kuptuarit se është një ndeshje futbolli dhe për këtë arsye gjithçka mund të ndodhë dhe shumë faktorë të ndryshëm mund të jenë vendimtarë. Por e gjithë bota do ta ndjekë këtë ndeshje. Ne të gjithë do të jemi të lumtur të jemi në fushë në atë kohë”.

STANKOVIÇ – “Stankoviç është burim frymëzimi, e kam thënë gjithmonë. Duke parë se sa lehtë ai shënonte dhe luante futboll, guximi i tij i kombinuar me teknikën më ka tërhequr gjithmonë vëmendjen dhe më bënte të shikoja ndeshjet dhe të studioja mënyrën e tij të lojës: pasimet, gjuajtjet, madje edhe mënyra e tij e të qenit në fushë. Unë i detyrohem shumë atij. Do të doja të shënoja gola të pabesueshë­m si ai, edhe pse kohët e fundit jam duke u përmirësua­r në të shënuar gola të mirë, por më mungojnë ato të lehtat. Njerëz si ai, tripleta e 2010-ës dhe fotot e varura na frymëzojnë dhe na japin energji”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania