Panorama Sport (Albania)

Shpërdorim­i përballë cinizmit, Milan-inter kalon nga sulmi

-

Një sërë faktorësh pritet të ndikojnë në verdiktin që do të japë fusha pas 180 minutash duel Milan-inter. Me rregullin e golit në transfertë që nuk ekziston më, tani rëndësi ka vetëm numri në total i golave të shënuar dhe në këtë moment pa dyshim që pesha i kalon sulmeve të të dyja skuadrave, që duhet vetëm të mendojnë për të dërguar topin në rrjetë më shumë se kundërshta­rët. Milani dhe Interi mbërrijnë në këtë duel të parë në dy momente të kundërta në këtë drejtim: sulmi kuqezi shpërdoron shumë, kurse ai zikaltër ka gjetur cinizmin që i mungonte. KUQEZINJTË - Pa Leaon, Milani humbet një pjesë të madhe të rrezikshmë­risë sulmuese dhe paparashik­ueshmërisë që ai ofron, edhe pse në ndeshjen e fundit ndaj Lacios tregoi se e kompensoi si duhet mungesën e portugezit. Por ajo që duhet të përmirësoj­ë si fillim skuadra e Piolit është saktësia para portës. Pas pushimit të kombëtarev­e në mars, Milani ka shënuar 13 gola në 9 ndeshje (4 prej tyre nga Leao, golashënue­si më i mirë i periudhës) dhe 4 të tjera vetëm kundër Napolit në “Maradona” në kampionat. Në pjesën tjetër të ndeshjeve, “djalli” ka shënuar më shumë se një gol vetëm ndaj Lacios dhe Leçes, duke u kursyer në gjithë të tjerat. Nga ana tjetër në barazimet me Empolin, Bolonjën dhe Kremonezen në shtëpi, Milani regjistroi 60 konkluzion­e, 14 prej tyre në kuadrat, duke qenë prova konkrete e mungesës së ligësisë dhe saktësisë.

ZIKALTRIT - Interi sigurisht që nuk i ka të panjohura problemet e Milanit, sepse përjetoi diçka të ngjashme në periudhën mes Fiorentinë­s, Salernitan­ës dhe Monzës, kur gjetën vetëm 1 gol nga 20 goditjet e tyre në portë dhe 66 konkluzion­e. Skuadra e Inzagit e ka lënë pas ama momentin e errët dhe është rikthyer të jetë e pamëshirsh­me para portës, me 18 gola në 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticio­net. Sulmuesit janë rikthyer të shënojnë me bollëk dhe gjithë skuadra i shfrytëzon si duhet mundësitë që i paraqiten. Nesër Interi do të përpiqet të ndjekë këtë trend e Milani të përmbysë situatën, por ajo që është e sigurt, është që secili duhet të përpiqet të shënojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania