Panorama Sport (Albania)

Leao e merr me të qeshur: Derbi? Kthehem shpejt...

“Milanit i duhet Mbapeja, unë jam më i shpejti në skuadër”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Intervista, 23-vjeçari i dyshimtë në lidhje me dëmtimin

Rafaelleao ka folur për herë të parë që nga dëmtimi i pasdites së tështunës gjatë ndeshjes ndaj Lacios, që pas testeve instrument­ale rezultoi të ishte një zgjatje e muskujve të kofshës. Talenti portugez ka folur përmes rrjetit social “The Residency” duke trajtuar disa çështje, mbi të gjitha ato të lidhura me rikthimin në fushë.

Sa serioz është dëmtimi dhe kur do të ktheheni në fushë?

Mos u shqetësoni për atë që më ka ndodhur, sepse do të jem gati shumë shpejt. Kam që të shtunën që kurohem dhe kam fjetur shumë. Motivimet e mia janë të larta dhe po punoj për t’u shëruar.

Cili është synimi radhës?

Që të jem gati për ekipin e të jap kontributi­n tim në fushë. Siç thashë, jam shumë i motivuar për të arritur çdo objektiv që i kam vënë vetes.

Përse vuan kaq shumë De Ketelare?

Sharli do të jetë shumë i rëndësishë­m për Milanin, si në të ardhmen e afërt ashtu edhe në atë të largët. Kam vënë re që ka cilësi të mëdha.

Si ështëatmos­fera në skuadër?

Është më e bukur se çdo herë tjetër. Të paktën që kur unë jam pjesë e Milanit.

Momenti më i bukur si kuqezi?

Pa dyshim, fitimi i titullit vitin e kaluar. Kanë qenë ditë emocionale me momente të paharruesh­me për secilin prej nesh.

Cilin lojtar do t’ua sugjeronit drejtuesve?

Për mendimin tim te Milani duhet të vijëmbapej­a. Është tifoz milanist e mund të jetë shumë i dobishëm.

Cilët janë lojtarët më teknikë të skuadrës?

Unë dhe Dest pa dyshim.

Po më i shpejti?

Nuk e di nëse jam unë apo Teo, por me siguri që ai ka shumë shpejtësi në muskujt e tij.

Çfarë mund të na thoni për Çaka Traorenë, djaloshin e Primaverës, me të cilin jeni lidhur aq fort?

Ka cilësi dhe më pëlqen shumë për mënyrën se si luan dhe se si e sheh futbollin.

Më mirë një gol ndaj Interit apo një bashkëpuni­m muzikor?

Pa asnjë dyshim që do të zgjidhja golin. i

Keni ndonjë idhull?

Jam portugez e nuk mund të ishte askush tjetër përveçkris­tianoronal­dos.

Me karrierën tuaj muzikore çfarë po ndodh?

Në qershor do të publikoj albumin tim të dytë. Të paktën kështu besoj. (qesh)

 ?? ?? Rafael Leao, 23 vjeç
Rafael Leao, 23 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania