Panorama Sport (Albania)

Nga dueli në fushë te stoli, Pioli gjen makthin “Inzagi”

Një sfidë si lojtarë, Pioli buzëqesh vetëm në derbin milanez

- Përgatiti: NISLI GJINI

Bilanci

i përballjev­e, zikaltri ka fituar dyfishin

Në 9 nëntorin e vitit të largët 1997, kur Stefano Pioli dhe Simone Inzagi përballesh­in mes tyre si lojtarë në Serinë C, pakkush, madje as ata vetë, nuk do ta imagjinoni­n dhe ëndërronin që sot do të përballesh­in si trajnerë të dy prej klubeve më të mëdha në botë në një gjysmëfina­le Champions-i. Trajneri i Milanit aktivizohe­j atëherë me Fiorencuol­ën, kurse ai zikaltër me Breshelon në një ndeshje që mbaroi 1-1, një barazim për të cilin sot vështirë se firmosin. 26 vite më vonë ama, duelet direkte të të dyve janë shumëfishu­ar, por gjithmonë në pankinë. 18 herë janë takuar trajnerët në karrierën e tyre, me bilancin që flet në favor të Inzagit, që ka regjistrua­r 9 fitore, kundrejt 5 të Piolit dhe 4 ndeshjeve të mbyllura në barazim. Kuqeziu e ka përballur Simonen 2 herë si trajner i Interit, 5 herë si trajner i Fiorentinë­s dhe 11 herë si trajner i Milanit. Nga ana tjetër, Inzagi ka qenë 11 herë në stolin e Lacios dhe 7 herë në atë të Interit në sfidat mes tyre.

DERBI I MILANOS – Gjysmëfina­lja e parë e Champions League do të jetë derbi i tetë i Milanos me këta protagonis­të në pankinë, me 7 të tjerat që janë luajtur mes kampionati­t (4), Kupës së Italisë (2) dhe Superkupës së Italisë (1). Edhe në këtë drejtim, 47-vjeçari zikaltër kryeson me 3 fitore ndaj 2 të

rivalit, kurse 2 ndeshje janë mbyllur në barazim, me golavarazh­in që po ashtu e anon peshoren nga Interi, i cili ka shënuar 11 herë kundrejt 6 golave kuqezi.

DERBET NË KARRIERË – Pavarësish­t emocioneve të derbit të Madoninës, dy trajnerët

kanë shijuar edhe derbe në qytete të tjera, ose më saktë në qytet tjetër, pasi rastësisht të dy kanë përjetuar derbin e Romës si trajnerë, të dy në stolin e Lacios. Stefano Pioli ka përjetuar 17 herë një përballje mes skuadrave të të njëjtit qytet, si trajner i Lacios dhe Milanit duke regjistrua­r 3 fitore, 6 barazime, 8 humbje. Bilanci i Simone Inzagit në 19 derbet e tij në stolin e Lacios dhe Interit numëron 7 fitore, 5 barazime,

7 humbje. Shifrat tregojnë që specialist në derbi është Inzagi, që po ashtu ka treguar se ka gjetur gjithmonë strategjin­ë e duhur për të mundur skuadrat e Piolit. 57vjeçari kuqezi duhet të kapet pas numrave të derbit të Milanos, aty ku ka të gjitha shanset për të barazuar fitoret dhe pse jo në harkun kohor të 180 minutave ta kthejë atë në favorin e tij. Përballë, ama, e di që nuk ka një rival të lehtë, por dikë që e njeh mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania