Panorama Sport (Albania)

Dalin motivimet, Juvja do të marrë dënim më të ulët

Pritet nga -6 në -9 pikë, Champions-i sërish në rrezik

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Apeli s’kishte fakte, donte të bënte shembull “zonjën”

Pritja për Juventusin ka mbaruar, me Bor din e Garancisë së CONI-T (Komitetit Olimpik Italian), i cili publikoi arsyet e dënimit me të cilin më 20 prill kishte urdhëruar kthimin e 15 pikëve të penalizimi­t për bardhezinj­të. Me një dokument prej 75-faqesh, në fakt, u zbulua se përse Bordi vendosi të anulojë dënimin ndaj “zonjës së vjetër”, i cili, siç lexohet, bazohej në një fjali të përcaktuar si “të mangët” në shpjegimin e saj, “ku Gjykata Federale e kishte arsyetuar vendimin si një ‘ndërgjegjë­sim të gjerë’ të përgjithsh­ëm, por të paprovuar” të këshilltar­ëve të administra­tës pa delegim”. Kolegji, lexohet në motivime, “censuroi një vendim në themel, duke pranuar kërkesën”, dhe ia referoi Federatës Italiane të Futbollit një formulim të ri.

MOTIVIMET – “Kolegji i Garancisë së Sportit në Seksionet e Bashkuara, i kryesuar nga avokati Gabriela Palmieri, ka bërë të ditur arsyet e vendimit të marrë, pas ankimimit në 20 prill 2023, të bërë nga kompania F.C. Juventus S.P.A. kundër Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe Zyrës së Prokuroris­ë Federale (FIGC), lëshuar më 20 janar 2023 dhe depozituar më 30 janar 2023, si dhe në lidhje me ankesat e paraqitura nga Andrea Anjeli, Fabio Paratiçi, Federiko Kerubini, Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Azia Gracioli (Venier), Kaitlin Meri Hjuxhs, Daniela Marilungo,

Françesko Ronkalio, Enriko Velano, Mauricio Arrivabene, kundër të njëjtit dënim të Gjykatës Federale të Apelit në FIGC në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj tyre. Të gjitha ankesat u trajtuan në seancën publike dhe me atë rast, mbrojtësit e palëve ilustruan konkluzion­et, duke këmbëngulu­r në pranimin e tyre. Dhe Prokurori i Përgjithsh­ëm i Sportit vendosi të anulojë çështjen për rivlerësim, duke pasur parasysh pabazueshm­ërinë e disa aspekteve, papranuesh­mërinë, për shkak të motivimit lidhur me faktet e

ankesave të artikuluar­a nga pala akuzuese, duke kërkuar anulimin me shtyrje vetëm për pjesën që ka të bëjë me caktimin e pikëve të dënimit për Juventus F.C. S.P.A. për shkak të mungesës së motivimit”.

ÇFARË PRITET TANI – E thënë në fjalë të tjera, Juventusi, në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit do të paraqitet sërish në Gjykatën Sportive dhe do të përballet me një vendim të radhës, me shumë mundësi një dënim i radhës, i cili nuk do të jetë më kurrsesi prej 15 pikësh, por ndoshta mund të shkojë nga një normë prej 6 deri në 9

pikë, saç ishte edhe kërkesa fillestare e prokurorit Çine. Kjo gjë do të bëjë që Juventusi tani e deri në fund të kampionati­t të kërkojë të arrijë një distancë prej të paktën 10 pikësh nga skuadra e vendit të pestë, për të ruajtur zonën “Champions”. Ose akoma më shkurt, të fitojë Ligën e Europës dhe të jetë e qetë mbi pikët që pritet t’i hiqen me shumë mundësi në vazhdim. Në të njëjtën kohë, pritet që të ketë edhe shkurtim të dënimeve për ish-presidenti­n Andrea Anjeli dhe të gjithë anëtarët e akuzuar të Juventusit, pas dorëheqjes së tyre.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania