Panorama Sport (Albania)

“Zonja”, sa shumë rekorde kundër Atalantës

-

STATISTIKA

- Juventusi fitoi në Bergamo ndeshjen e dytë sezonale, në të gjitha kompeticio­net, pa pësuar gol. Bardhezinj­të janë të tretët në Europë për këtë statistikë, pasi vetëm Barça me 25 ndeshje pa gol dhe Mançester Junajtid me 23 kanë mundur të bëjnë më mirë se bardhezinj­të.

- Juventusi ka mbetur i pamposhtur në 17 nga 18 transferta­t e fundit kundër Atalantës në Serinë A (12 fitore dhe 5 barazime). - Iling-xhunjor është anglezi i tretë që shënon një gol me bluzën e Juventusit në Serinë A, pas David Platin në sezonin 1992-1993 dhe Uillian Xhon Xhordan (1948-1949). - Vetëm Luka Romero i Lacios është më i ri sesa Iling-xhunjor, mes lojtarëve që kanë shënuar të paktën një gol në këtë kampionat.

- Juventusi është një nga dy skuadrat (te Atalanta janë Hojlund dhe Skalvini) që mund të krenohen me faktin se kanë në përbërje dhe pjesë të skuadrës së parë dy lojtarë të datëlindje­s 2003 (te Juvja, Soule dhe Iling-xhunjor).

- Për Samuel Iling-xhunjor ishte ndeshja e parë si titullar në Serinë A për Juven dhe menjëherë gjeti goli. Ndërkohë, vetëm Verona (9) ka hedhur nga minuta e parë më shumë lojtarë të lindur nga viti 2001 e në vazhdim në këtë kampionat, sesa Juventusi (6): Iling-xhunjor, Mireti, Soule, Barbieri, Barreneçea dhe Faxholi.

- Nuk ndodhte që nga 6 qershor 1993 (David Plati kundër Lacios), që Juventusi nuk hidhte titullar një lojtar anglez, në një ndeshje të Serisë A, pas Iling-xhunjorit.

- Nga fillimi i kampionati­t të shkuar (2021-2022), Juventusi është një nga dy skuadrat (së bashku me Fiorentina) që nuk ka hedhur kurrë në fushë të njëjtin formacion për dy ndeshje radhazi në Serinë A, në 72 javë të luajtura.

- Tetë golat e fundit të shënuar nga Juventusi në kampionat mbajnë firmën e tetë lojtarëve të ndryshëm: Soule, Kostiç, Ken, Rabio, Milik, Paredes, Vlahoviç, Iling-xhunjor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania