Panorama Sport (Albania)

Nga Infantino tek Abodi, racizmi ndaj Vlahoviçit çështje shtetërore

-

Racizmi është një kancer i frikshëm në Serinë A që nuk resht së përsëritur­i. Dhe të mendosh që nuk kishte kaluar as një muaj nga ajo që i ndodhi Romelu Lukakut në Torino, në Kupën e Italisë përballë “zonjës së vjetër”, ndërkohë që të dielën viktima ishte pikërisht Juventusi, më konkretish­t Dushan Vlahoviç. Madje, më shumë sesa koret e ultrasve zikaltër, ato që bënë shumë përshtypje ishin fjalët e trajnerit të bergamaskë­ve, Xhanpiero Gasperini, i cili koret “cigan m...” nuk i quajti aspak racizëm, por thjesht mungesë edukate dhe ofendime normale në drejtim të një kundërshta­ri.

REAGON MINISTRI – Dhe kaq mjaftoi që kjo të shndërrohe­j menjëherë në një çështje edhe shtetërore, duke qenë se solli reagimin pikësëpari të ministrit të ri të sporteve në Itali, Andrea Abodi, i cili iu drejtua edhe drejtpërdr­ejtë trajneri të Atalantës, Gasperini: “Çdokush përgjigjet sipas ndërgjegje­s së tij, por unë shpresoj që Gasperini të ketë reflektuar mbi fjalët e tij, pasi është absurde që ai të quajë mungesë edukate atë shfaqje të qartë racizmi. Unë mendoj se ky është një fenomen që nuk duhet të nënvlerëso­het, pas të bëjmë karikatura të kota me deklarata për të mbrojtur tifozërinë e skuadrës së tij. Dhe për më shumë, trajnerët dhe drejtuesit e klubit duhet të jenë të parët që të dënojnë aktin”, u shpreh ministri Abodi.

EDHE BASHKIAKU – Pas qeverisë reagoi edhe kryebashki­aku i Bergamos, Xhorxho Gori, i cili gjithashtu i dha një shuplakë Gasperinit: “Koret kundër Stankoviçi­t te Roma, kundër Lukakut në Torino dhe ato ndaj Vlahoviçit në Milano e Bergamos së fundi nuk janë ofendime normale, por racizëm i pastër dhe ka ardhur koha që ta presim me thikë këtë gjë. Unë nuk e pranoj që të shoh tifozët e skuadrës sime që të bëjnë figura të tilla të shëmtuara. As nga Gasperini. Bergamo është tjetër gjë dhe meriton tjetër gjë”, tha Gori.

INFANTINO KËRCËNON – ndërkohë, ehe presidenti­n i FIFAS, Xhani Infantino, duket se ka dhënë një urdhër konkret nga larg, për Federatën Italiane të Futbollit: “Ka ardhur koha që ta dënojmë edhe më ashpër seç duhet këtë fenomen. Prandaj, pres dhe shpresoj në një dënim më shumë se shembullor për këtë akt racist të radhës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania