Panorama Sport (Albania)

Tuhel “fshin” Mylerin, zbulon sulmuesin ideal

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Numri 9 te Bajerni ka mbetur vakant pas largimit të bomberit Robert Levandovsk­i me destinacio­n Barcelonën. Edhe pse binomi udhëheqës në planin menaxheria­l e sportiv, Kahn-salihamixh­iç menduan se e gjetën çelësin e suksesit, e përkthyer me shpërndarj­en e lojës e golat nga Mane, sërish gjenden në pikën fillestare. Një ekip pa busull në fazën ofesive, topa të keqpërdoru­r prej "pykave" të improvizua­ra në zonën e rreptësisë mike. Shumë u fol për Herri Kejn, më pas Viktor Osimhenin, e në ditët e fundit në favor të Kolo Muanit, ndonëse Bajerni nuk ka marrë asnjë hap konkret. Myleri në periudhën e Nagelsmani­t mbulonte detyrën e udhëheqësi­t, madje ai u përdor edhe në pak raste prej ish-teknikut të Dortmundit. Nga deklarata e Tuhelit bën të kuptosh se besimi karshi "plakushit" 33-vjeçar ka mbetur kujtim "i vjetër", i cili mund të shkaktojë drama të mëdha te tifozëria e klubit më të titulluar në tokën gjermane. Beniamini i klubit nga "Allianz Arena" ka dhënë shpirtin me fanellën e 34 herë kampionëve te ligës vendëse dhe lamtumira me fund të errët nuk do të përtypej lehtë. Tuheli së fundmi i është përgjigjur pyetjes së ish-futbollist­i dhe analistit të "Sky Sport", Lotar Matues, se si do ta përshkruan­te sulmuesin ideal në kontingjen­tin e rekordmenë­ve:

TUHEL-"NUK e di nëse ekziston, por i kam në mendje disa veçori. Pikësëpari duhet të shënojë të paktën 25 gola në sezon, të jetë i shpejtë dhe ajo se çfarë më pëlqen më tepër, transferim falas", replikoi tekniku i kampionëve të Bundesligë­s.

PROFILET E Ulëtaçupo-moting i plotëson të gjitha kriteret për të mbajtur lart "flamurin" e "pykës", ndonëse kamerunasi vuan lëndimin në gju. Në letër si bomber është edhe Matis Til,

por i padobishëm në filozofinë e Tuhelit që prej detyrës në Mynih. Gnabri është përdorur jo në pak raste, bashkangji­tur alternimin me Manenë, që janë tepër larg pritshmëri­ve për të gjeneruar skuadrën e frikshme në spektrin e finalizime­ve.

ELIMINIMI I EGOS -"Në tri finalet e mbetura në kampionat, egoja individual­e nuk ka vend. Ajo duhet të qëndrojë jashtë, pasi në këtë linjë rrezikohet titulli. E pamundur që i gjithë grupi të jetë pjesë aktive nga minutat e para, kështu që duhet të mësohen me

stolin dhe të japin maksimumin atëherë kur detyra i thërret", përfundoi tekniku i bavarezëve në faqen e "Bild". Situata në fjalë i adresohet Nusair Mazrauit dhe Rajan Gravenberk, të cilët e kanë shprehur hapur pakënaqësi­të për minutazhin e pakët.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania