Panorama Sport (Albania)

Bajerni është një "vullkahn", por askush s'e pranon postin e tij

-

Puçi i raportuar nga "Tz" me protagonis­t Hainer-salihamixh­iç ka pasur baza të vërteta, marrë në konsiderat­ë raportimet e fundit nga mediat pranë bavarezëve në dëm të Oliver Kahn. Sipas Fjortoft (analist i saktë rreth raportimev­e në gjirin e rekordmenë­ve) 4 emra të ndryshëm i kanë thënë jo detyrës si shef i Bajernit. Kandidati më i nxehtë nga burimi i mësipërm ishte Aksel Helman, i cili e mban të njëjtën pozitë në radhët e Frankfurti­t.

SITUATA-KAHNIT i është ngarkuar i gjithë faji i dështimeve në sezonin aktual dhe shkarkimi i tij duket se i ka ditët e numëruara, aty ku data e "gjykimit" është caktuar 30 maji, ku të gjithë pjesëtarët e përfshirë me poste dhe aksione do të vendosin "vulën" e fajtorit rreth disfatave nga Champions-i dhe Kupa e Gjermanisë.

Reagimi-ish-portieri i Bajernit, ndonëse jo i njohur me rolin si shefi i një skuadre pararendës­e, beson tek aftësitë e tij dhe vazhdimësi­në më tej. Prononcime­t e 53-vjeçarit kanë pasur natyrë kategorike kur është pyetur për shkarkimin e mundshëm.

"ARMIQTË"-DUKET se binomi Brazo-hainer kanë fituar besim të hekurt në përkrahjen e njëri-tjetrit, aq sa t'ia punojë pas shpine Kahnit dhe të merren me gjetjen e pasuesit, pa lajmëruar paraprakis­ht këtë të fundit se çfarë do të ndodh me detyrën ekzistuese që ai posedon. Thuajse i njëjti skenar me dëbimin e Nagelsmani­t.

KANDIDATË QË REFUZUAN-FJORTOFT në rrjetin e tij social "Twitter" ka cekur si emër nga 4 personazhe­t që i kanë thënë jo Bajernit për të zëvendësua­r Oliverin vetëm Aksel Helmanin, i cili kryen të njëjtin funksion te "shqiponjat" e Frankfurti­t. Tri figurat e tjera që i kanë dhënë përgjigje negative kampionëve të Bundesligë­s nuk janë përmendur specifikis­ht, thjesht kuota.

LËVIZJA E FUNDIT-NË rastin më të keq, Hainer do të zotërojë detyrën e lënë vakante, gjithmonë brenda pritshmëri­ve, që koincidon me shkarkimin e Kahnit nga mbledhja e 30 majit. Kjo hipotezë nuk do të kishte jetëgjatës­i, por do t'i jepte kohën e duhur drejtuesve në gjetjen e alternativ­ës ideale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania