Panorama Sport (Albania)

Shehi: Në derbi do të shkojmë të plagosur

- OLSI AVDIAJ

Tirana do të luajë ndaj Teutës ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë dhe pavarësish­t se në ndeshjen e parë kanë fituar me rezultatin 30, trajneri Shehi nuk e konsideron të mbyllur çështjen "kualifikim". Në konferencë­n e shtypit para ndeshjes ndaj Teutës, trajneri i bardhebluv­e u ndal edhe te derbi duke e konsiderua­r skuadrën të plagosur, por jo të dorëzuar.

Ndeshja e Kupës është në prag. Çfarë mund të thotë Shehi për këtë sfidë?

Është një ndeshje tjetër dhe kompeticio­n tjetër. Jemi të plotë në organikë dhe kjo ndeshje ka vetëm një objektiv, për të shkuar në finale. Ndeshja iku, por është shpejt dhe mërzitja është prezente, ama u munduam që ta harrojmë të nesërmen dhe të përqendroh­emi te kjo ndeshje, sepse futbolli ka fitore dhe humbje.

A do të ndikojë në këtë ndeshje humbja në kampionat, këtë herë për gjysmëfina­len e dytë të Kupës së Shqipërisë?

Kemi humbur një ndeshje që nuk e meritonim, por në futboll kështu është. Kemi fituar edhe kur nuk e meritonim. Jo ai që luan më mirë e fiton ndeshjen. Na vjen keq, sepse ramë pre e nervozizmi­t dhe dolëm nga qetësia. Pësuam dy gola shumë të evitueshëm, sepse kishim gjithçka në kontroll dhe i kuqi na vështirëso­n situatën e kjo ishte tabloja.

Do të jenë tre lojtarë që do të mungojnë në derbi. S'do të jenë në ecurinë e ndeshjes së madhe?

Kemi ndeshje nesër(sot) dhe do të flas për atë. Nuk i shmangemi dot derbit dhe na vjen keq për mungesat, sepse Florenti mori karton dhe doli nga loja për shkak të mungesës në derbi, pasi lojtarët e ndiejnë. Kemi kohë dhe mund të shkojmë në

derbi të plagosur, por jo të dorëzuar, sepse me meritë jemi në vendin e parë.

Kundërshta­rin e prisni si në sfidën e parë apo më të demotivuar për shkak të ndeshjes së parë?

Është një skuadër, e cila të dëmton në momentin e saj që nuk është agresive dhe prezente në zonë. Kjo na ndodhi edhe ndeshjen e kaluar kur kishim gjithçka në kontroll dhe ndëshkohes­h e ndeshja merr tjetër ecuri. Momentet e mira dalin edhe nga situata që nuk i ke në favor, por duhet pasur kujdes, sepse kemi fituar 3-0, por do të mendojmë sikur ndeshja është 0-0.

Keni vendosur që të luani me titullarët apo do të aktivizoni lojtarë të rinj?

Nuk e di sa në dijeni jeni, por kemi një grup lojtarësh me 17-18 veta dhe këta lojtarë do të jenë. Nuk do të marrim nga U-21 dhe nesër (sot) në fushë do të hedh më të mirët dhe me më shumë minuta.

Me rezultatin 3-0 çështja e kualifikim­it mund të konsideroh­et e mbyllur?

Nuk mendoj se duhet konsiderua­r e mbyllur. Kemi marrë rezultat të mirë, por duhet menduar si ndeshje që të çon në finale. Jo gjithmonë shkon në finale, sepse mund të kesh 20 vjet karrierë dhe 2 herë shkon në finale. Është trofe dhe duhet luftuar për trofe.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania