Panorama Sport (Albania)

Partizani, në derbin e fundit me 100 km/orë

Kohë me bollëk dhe sulm shumë efikas, tani ka vazhdimësi

- DENIS LALA

Të kuqtë nuk kanë asnjë mungesë, Tirana ka humbur “pjesët”

Si sot një javë, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”, Partizani dhe Tirana do të përplasen për të përcaktuar atë që me shumë mundësi do të fitojë titullin kampion. Tirana është dy pikë para, por vetëm kaq, pasi thuajse çdo avantazh tjetër flet për bardheblut­ë, që në pasqyra shohin Partizanin të vijë me 100km/orë, e ndihmuar nga shumë elemente pozitive, që pa dyshim e bëjnë të ndihet edhe favorit në këtë derbi, megjithëse askush në kampin e kuq nuk e shfaq këtë. Gjithsesi, qetësia e “demave” tregon shumë për situatën në të cilën ata e shohin veten. Më poshtë po ju rendisim disa elemente, që e bëjnë Partizanin të shkojë në derbi me 100 km/orë dhe të ndiejë njëfarë superiorit­eti.

ASNJË MUNGESË – Si rrallëherë, Partizani shkon në këtë derbi me të gjithë lojtarët, pa asnjë mungesë. Për këtë sfidë kthehet Sota, i cili shleu pezullimin e kartonit të kuq dhe është tërësisht i gatshëm për Kolelën, pas një ndeshjeje pushim, ku kishte mundësinë edhe të pushonte. Ndërkohë, pjesa tjetër janë tërësisht të gatshëm.

E KUNDËRTA ME TIRANËN – Tiranës do t’i mungojnë në derbi Hila, Hasani dhe Behiratçe, tre lojtarë, që veçanërish­t në ndeshjet e fundit kanë mbajtur një peshë të madhe të ekipit. Ky është një disavantaz­h për skuadrën e Orges Shehit dhe një avantazh gjigant për Partizanin, që e sheh kundërshta­rin t’i bien pjesë “aerodinami­ke” rrugës.

VAZHDIMËSI – Partizani vjen në këtë përballje pas një fitoreje shumë të rëndësishm­e ndaj Kukësit, për më tepër me një përmbysje karakteri. Jo vetëm kaq, por kjo ndaj verilindor­e ishte e treta radhazi, çka tregon se Partizani tashmë nuk mund të akuzohet për mungesë vazhdimësi­e. Mposhti Bylisin, vazhdoi me Erzenin, e së fundmi “përuli” Kukësin. Luhatjet tani janë e shkuar.

DY TRIUMFE NË DERBI – Deri më tani në këtë sezon janë luajtur tri derbe dhe dy të fundit i ka fituar Partizani.

Kjo tregon se ata e kanë kaluar më parë rrugën që duhet të ndjekin. Nga ana tjetër, dy humbjet e shkuara nuk i shkojnë aspak mirë Tiranës, që moralin në këtë aspekt e ka tejet të ulët. Të kuqtë në këtë ndeshje shkojnë më moral shumë më të lartë se rivali dhe

në një derbi kjo është shtysë e madhe.

KOHË – Partizani ka kohë shumë të bollshme për të përgatitur një ndeshje të një rëndësie të tillë. Të kuqtë nuk kanë aktivitet në mesjavë, ndërkohë që në shtatë ditë stërvitje, Kolela do të ketë mundësinë

të provojë skema nga më të ndryshmet, ndërkohë që lojtarëve u bie edhe lodhja dhe kthehen në kushte optimale. Nga ana tjetër, Tirana luan sot gjysmëfina­len e dytë ndaj Teutës dhe shpreson që përveç kualifikim­it, të mos ketë asnjë dëmtim, që do të ishte fatal.

GOLAT – Partizani ka arritur më në fund të ketë Viktor da Silvan në versionin e tij më të mirë. Braziliani ka ardhur në formë optimale dhe ka lënë pas të gjithë shqetësime­t fizike. Kjo ka ndikuar menjëherë edhe në efikasitet­in para portës. Ish-anësori i Vllaznisë

shkoi në kuotën e 10 golave, duke barazuar Skukën, ndërkohë që bashkë me Mbanë janë një garanci në sulm. Të kuqtë kanë shënuar të paktën një gol në nëntë ndeshjet e fundit, teksa në plot gjashtë prej tyre kanë shënuar dy ose më shumë gola. Kjo është garanci.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania