Panorama Sport (Albania)

Kukësi shtatë javë pa fitore, kundër Laçit luhet sezoni

Lufta për mbijetesë, kalendari është i favorshëm

- VLADIMIR MEMA

Kurbinasit janë “viktima” e preferuar e verilindor­ëve

Kukësi e sheh ndeshjen e radhës ndaj Laçit si shpëtim. Vetëm fitorja ndaj kurbinasve do të rikthente qetësinë te blutë, të cilët prej shtatë takimesh radhazi kanë harruar shijen e tri pikëve në kampionat, duke mos iu larguar dot vendeve të fundit dhe zonës së ftohtë të klasifikim­it. Aktualisht, pas 32 ndeshjesh në kampionat, verilindor­ët janë në zonën e “play out”-it, por një trepikësh i mundshëm ndaj bardhezinj­ve mund t’i largojë përkohësis­ht nga ky pozicion. Një moment i vështirë në ekipin e drejtuar nga Rraman Hallaçi, sepse nga 21 pikë të mundshme kanë arritur të koleksiono­jnë vetëm tri prej tyre, duke qenë ekipi me ecurinë më të dobët në këtë fundsezoni. KURBINASIT SI HAJMALI

Jo më kot Laçi shihet si shpëtim në kampin verilindor, pasi këtë sezon kanë qenë një “hajmali” për ta. Thuhet kështu, sepse bardhezinj­të kanë qenë preja e preferuar e skuadrës së Kukësit përgjatë këtij kampionati, duke qenë 100% të saktë në përballjet ndaj tyre. Në tri takimet e këtij sezoni, blutë i kanë fituar të tria, dy prej të cilave në transfertë dhe një në shtëpi. Bëhet fjalë për të vetmin ekip që kanë mundur t’i marrin nëntë pikë të plota dhe duket se ia kanë gjetur pikat e dobëta për të marrë rezultatin maksimal. Gjithsesi, tani përballë do të

kenë një Laç që kërkon Europën dhe nga ana tjetër Kukësi është në një “shok” edhe në aspektin psikologji­k, ndaj nuk do të jetë e lehtë të koleksiono­jnë një “poker” fitoresh ndaj kurbinasve, të cilët në pesë takimet e fundit kanë arritur pesë fitore dhe dy barazime. Fakti që luajnë në shtëpi shihet si një faktor pozitiv për t’u rikthyer te fitorja, aty ku pritet të kenë edhe mbështetje­n e tifozëve në këtë moment të vështirë që po kalojnë. KALENDARI I FAVORIZON

Mund të thuhet se Kukësi i ka vetë në dorë fatet e tij

sa i përket shpëtimit të sezonit. Kjo, duke parë kalendarin që kanë në katër javët e mbetura, i cili deri diku mund të cilësohet si i favorshëm, edhe pse ky sezon ka treguar se çdo kundërshta­r është i paparashik­ueshëm. Përpos Laçit që është rivali i radhës, verilindor­ët do të kenë më pas dy duele direkte. Fillimisht me Bylisin në transfertë dhe më pas me Erzenin në shtëpi, për ta mbyllur në fund me Egnatian në Rrogozhinë. Në lojë janë 12 pikë, por Kukësi mund ta arrijë mbijetesën edhe me më pak.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania