Panorama Sport (Albania)

Rikthimi i Sadikit dhe goli i Nonatos, Erzeni bëhet “top”

Mbrojtësi dhe sulmuesi ngrohin situatën në Shijak

-

Erzeni shfaqi shenja pozitive për rikthimin te fitorja, që nuk vjen prej 8 javësh. Edhe pse u arrit vetëm një pikë në Laç, besimi kthehet te loja e zhvilluar, që duket goxha në përmirësim në krahasim me ndeshjet e kaluara. Lojtarët po tregojnë më shumë dëshirë dhe grintë në fushë, ndërsa lajm i mirë ishte edhe rikthimi te goli i sulmuesit Patrik Nonato. Kjo mund ta ndihmojë braziliani­n të ketë vazhdimësi, duke ndihmuar skuadrën në këtë fundkampio­nati. Rikthimet janë një tjetër plus tek Erzeni, pasi në takimin e fundit u aktivizua disa minuta edhe mbrojtësi Nehar Sadiki, i cili mungonte prej muajsh. Ai është një nga pikat më të forta në prapavijë dhe këtë e tregoi me disa ndërhyrje gjatë ndeshjes ndaj Laçit, duke fituar duelet me sulmuesin Guindo. Pritet gjithashtu rikthimi i mbrojtësit të majtë, Xhelil Asani, duke shtuar në këtë mënyrë alternativ­at në prapavijë. E vetmja mungesë do të jetë ajo e kapitenit Gëzim Krasniqi, i dëmtuar.

ME BYLISIN

ËSHTË JETIKE

Ndeshja e radhës ndaj Bylisit nuk është si çdo takim tjetër, pasi ballshiotë­t janë ekipi, që djemtë e drejtuar nga Xhevahir Kapllani nuk e kanë njohur ende shijen e fitores. Këtë herë shijakasit shpresojnë ta bëjnë këtë para tifozërisë të zjarrtë, që do të jetë aleati më i fortë i Erzenit në ndeshjet e mbetura. Pikërisht kjo kundër Bylisit, më 17 maj në Durrës, mund të vendosë shumë për sigurimin e qëndrimit në Superiore. Ndërkohë, fatmirësis­ht për Erzenin asnjë prej lojtarëve që rrezikonin nga kartonët, nuk u ndëshkuan ndaj Laçit dhe grupi për ndeshjen e Bylisit pritet i plotë, duke ia lehtësuar zgjedhjet trajnerit. Tashmë ekipi duhet të kalojë një test të vështirë ndaj një “maceje të zeze” si Bylisi, duke pasur rastin më të mirë ta bëjë në këtë moment, teksa një trepikësh do të qetësonte për mbijetesën. RONALD FAJA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania