Panorama Sport (Albania)

Duan të na mbushin mendjen se ky koleksion i pafund me ‘play off’ e ‘play out’ qenka bukuria e futbollit. Në vend që të guxojnë e të shtojnë skuadrat nga 10 në 14 dhe të marrin katër të parat e Kategorisë së Parë (që dihet se është e Dytë), Skënderbeu­n e

-

kësaj kategorie të rangut të dytë, nuk është as nënkampion­e, nuk është renditur as e treta, as e katërta, as e pesta, por thjesht e 6-ta. Çka do të thotë se ajo është thjesht një skuadër e mesit të renditjes së atij kampionati të shkallës apo rangut të dytë. Pozicion ky që do të thotë se ajo, veç me dylbi, mund ta ëndërrojë Kampionati­n Kombëtar të Shqipërisë.

Dhe lindin pyetjet e tjera: pse vepron kështu, ku e ke gjetur, çfarë synimi “marramendë­s” paske që të respektosh e të vlerësosh deri në skaj skuadrën e renditur në vendin e 6-të të kampionati­t dytësor? Madje deri aty saqë papritmas na e quan “pretendent­e” për t’u ngjitur në Kampionati­n Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe nuk paske pikë respekti për atë që është një nga 8 skuadrat më të mira të kombit?

Vërtet, ku kërkon të dalësh? Çfarë kërkon të mbërrish asisoj? Na e thuaj, na e argumento që të heshtim, që të mos flasim, që të mos shkruajmë, që të mos botojmë apo kritikojmë, por që të të përulemi ty deri në gjunjë, siç për fat të keq mund të të jenë përulur ata që ke përreth.

Shkojmë tash te realiteti tjetër. Mbasi na ke lodhur tejet me këtë “play off” të katër skuadrave, të cilat kanë zënë vendet 3, 4, 5 dhe 6 të kampionati­t të shkallës së dytë, ke vendosur ta urdhërosh këtë fitues të “play off”-it që të marrë makinën e të vrapojë për te stadiumi i skuadrës që ka zënë vendin e 8-të në Kampionati­n Kombëtar të Shqipërisë, ku të luajë vetëm 90 minuta e po qe i zoti për të fituar të ngjitet në 10-shen kombëtare! E edhe këtë po e tregojmë me rreptësinë e pikëçuditë­ses.

Kemi të bëjmë pra, me një ndeshje të vetme, në fushën e skuadrës nr. 8 të Kampionati­t Kombëtar, që bie fjala, deri tash është skuadra e KF Kukësit – para pak kohësh kampione e Shqipërisë dhe plot 6 herë nënkampion­e. Për çka arsyeja e arsyeve, përveç të tjerave, na thotë se vështirë që kjo fituese e “play off”-it të Kategorisë së Kampionati­t të rangut të dytë ta fitojë këtë ndeshje të vetme, atje tej, në fushën kundërshta­re të stadiumit të Kukësit. Apo qoftë dhe të një tjetër skuadre të 8-të, pra, që do të thotë se është 8-shja e elitës së Kampionati­t të Shqipërisë.

E shihni se sa artificial­e, sa e panevojshm­e, sa kot, sa e pakulturua­r, sa e padije, është kjo ndeshje dhe vetë ky “play off? Në tri vitet e fundit, këtë ndeshje absurde asnjëherë nuk e ka fituar skuadra “fitimtare” e katërshes artificial­e të sajuar për dreq. Më 2020-ën kemi Vllaznia – Besëlidhja 3-1, më 2021-shin kemi Kastrioti – Tomori 2-1, më 2022-shin kemi Egnatia – Korabi 2-0. Çka do të thotë se në të tria rastet ka triumfuar skuadra e 8-të e Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë dhe asnjëherë skuadra nr. 3, nr. 4, nr. 5 apo ajo nr. 6 e kampionati­t të kategorisë së rangut të dytë. Ndërsa ti prapë vazhdon me këtë sistem të dështuar. Dhe pyetjet që nuk mbarojnë:

Përse veprojnë kështu? Përse zhyten në një artificial­itet kësisoj? Kë duan të vlerësojnë? Ku duan të mbërrijnë?

Siç e patë, u morëm vetëm me këtë pjesë skandaloze të kësaj rregullore­je. Nuk u morëm me të tjerat. Futbolli shqiptar do ta mbyllë sezonin me një tufë ndeshjesh të tjera “play off” e “play out”, që nuk ka burrë nëne t’i pranojë, t’i kuptojë e madje as t’i mbajë në mend. Kaq të ngatërruar­a, përveç të tjerave, ato janë.

Dhe me një guxim shembullor të një mungese diturie e kulture të organizimi­t të garave, mbërrijmë te ajo tjetra që na thotë se mbasi bien nga Kampionati i Kategorisë që e quan johistorik­isht Kategori e Parë, plot katër skuadra, u thua skuadrave që kanë zënë vendet 9 dhe 10 në këtë kategori, gjoja të Parë, se do të luani nga një ndeshje me dy skuadrat fitimtare të nja dy “play off”eve të tjera të grupeve të Kategorisë së Dytë, që dihet është e rangut të tretë. Dhe natyrisht do të mbërrijmë ashtu si dhe vitin e kaluar ku patëm plot 23 ndeshje të “play off”-it e të “play out”-it! “O temporal, o mores”, do të thoshte latini. Dhe gazetari “i vetmuar” – në të vërtetë kurrsesi vetëm ai - që detyrohet të thërrasë në kupë të qiellit: “Ky sistem duhet flakur tej!”

Duan të na mbushin mendjen se ky koleksion i pafund me “play off e “play out” qenka bukuria e futbollit. Në vend që të guxojnë e të shtojnë skuadrat nga 10 në 14 dhe të marrin katër të parat e Kategorisë së Parë (që dihet se është e Dytë), Skënderbeu­n e Korçës, Dinamon e Tiranës, Flamurtari­n e Vlorës e Tomorin e Beratit – përfaqësue­se këto, të katër qyteteve tradiciona­le të futbollit të Shqipërisë - veprim ky që do të ishte edhe një “mea culpa” për ata që tash e 10 vjet e kanë denatyruar Kampionati­n Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

U lodha vërtet, por kaq kisha.

Si për mbyllje, shkrimin po e shoqëroj me një skemë që e pata botuar në gazetën “Sporti” (“Sporti Shqiptar”) që drejtoja - skemë që tregon kategoritë dhe numrin e skuadrave pjesëmarrë­se në kampionate­t e asokohe. I pata emërtuar pa iu nënshtruar askujt: Liga 1, Liga 2, Liga 3 e të tjerë. Tek e keni këtu bashkangji­tur. Mos e imitoni. Vetëm mundohuni të mësoni prej këtij organizimi të 28 vjetëve më parë, datuar 21 tetor 1995. Zoti iu ruajttë me të gjitha “play off”-et e “play-out”-et që ju krejt gabimisht mendoni se e pasurojnë mbylljen e stinës së futbollit shqiptar. Ashtu siç nuk e pasuruan sezonin e shkuar me të 23 “play off”-et e “play out”-et e tij.

 ?? ?? Faqe e gazetës “Sporti” (“Sporti Shqiptar”), 21 tetor 1995, me skemën në veprim të organizimi­t të Kampionate­ve të Shqipërisë në futboll.
Faqe e gazetës “Sporti” (“Sporti Shqiptar”), 21 tetor 1995, me skemën në veprim të organizimi­t të Kampionate­ve të Shqipërisë në futboll.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania