Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Na dërrmuan transferta­t, gati për ndeshjen shtesë

“Po i qajmë pikët e lëna jashtë, por do të shpëtojmë”

- ALBAN ALUSHI

LUSHNJA/ Trajneri ndan mendjen për “play out”-in

Lushnja po i bën llog aritë për më të keqen. Edhe pse e kanë akoma një shans të vogël matematiko­r për ta shpëtuar sezonin, po përgatiten për “play out”-in... Veç “malores” që e pret Skënderbeu­n, janë të varur prej ndeshjes Besa-burreli. Duke mos pasur asgjë në dorë vetë, kanë pranuar në një lloj forme verdiktin. Për t’i paraprirë ndonjë kombinimi që mund t’i favorizojë në javën e fundit, do të luajnë gjithçka për gjithçka përballë korçarëve. I presin në “Roza Haxhiu” dhe synimi është i qartë: fitorja. Këtë e thotë qartazi edhe Klevis Dalipi, gjatë një deklarate për “Panorama Sport”. Trajneri, në një lloj forme është dorëzuar për mbijetesën direkt, pasi qartazi e thotë që duhet të përgatiten për ndeshjen shtesë. Por kjo nuk e pengon që të kërkojë prej të tijve që të mbledhin forcat dhe bëjnë detyrën në javën e 26-të. Një rezultat pozitiv përballë bardhekuqv­e, do t’i karikonte edhe për ndeshjen shtesë. “Ne duhet të punojmë me seriozitet në çdo seancë. Ditë kemi boll në dispozicio­n, ndaj nuk kemi pse të ankohemi. Të tjerët mbase e kanë realizuar objektivin dhe janë me pushime, por ne nuk e kemi këtë luks. Dihet në çfarë situate jemi. Është ky shkaku që u bëj thirrje djemve që të jenë të përkushtua­r. Do të stërvitemi edhe të dielën, sepse jemi në proces. Do të ndeshemi këtë mesjavë me Skënderbeu­n dhe pastaj do të luajmë ndeshjen shtesë. Duhet të përgatitem­i më së miri taktikisht dhe mendërisht. Për ne nuk ka mbaruar misioni. Madje, tani është momenti më i vështirë. Bëhet fjalë për ‘play out’... Çdo ditë, stërvitje, vigjilencë, përkushtim maksimal, seriozitet dhe kjo deri në fund kur t’ia dalim”, u shpreh fillimisht elbasanasi.

GABIMET - Lushnja mbeti në zonën e “play out”-it si pasojë e humbjes 2-4 në Orikum. Verdhejesh­ilët kanë golavarazh­in më të dobët dhe e kanë mbledhur mendjen te ndeshja shtesë. Teksa analizon gabimet e bëra, 47-vjeçari evidenton transferta­t. Asnjë fitore jashtë fushe për një sezon të tërë (kanë vetëm atë në tavolinë me Tërbunin), dërrmuan lushnjarët. “Mendoj që duhet të bënim më mirë në transferta. Mungesa e përqendrim­it na kushtoi shumë, aq më tepër në minutat shtesë kundër Besëlidhje­s dhe Turbinës. Kemi qenë pranë fitores edhe në Burrel

ku duhet të shfrytëzon­im superiorit­etin numerik për 20 minuta. Këto pikë të lëna po i qajmë sot. Kjo e fundit në Orikum më ka mërzitur shumë. U kisha thënë të mive, që kemi një transfertë të vështirë, pavarësish­t rrethanave. Unë në 4 muaj në Lushnjë, asnjëherë nuk e kam kaluar ngarkesën e rezultatev­e negative te futbollist­ët. Por kam mbajtur përgjegjës­i për t’i lënë të qetë ata. Pavarësish­t humbjes në Orikum, drejtuesit si dhe tifozët janë në dispozicio­n të skuadrës. Nuk na mungon asgjë. Duhet ta shpërblejm­ë mbështetje­n që ne marrim”, përfundoi Dalipi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania