Panorama Sport (Albania)

Pashaj: Flamurtari i hapi punë vetes, por e shoh në elitë

SPORT “Tomori ndalet në Cërrik”, sulmuesi bën hesapet “Gabuan me ekipet e lehta, kjo u dogji ngjitjen direkte”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ Ish-mbrojtësi analizon ecurinë e vlonjatëve

Entonio Pashaj “ska non” Flamurtari­n. Edhe pse u bënë vite që është shpërngulu­r në Belgjikë dhe është shkëputur nga futbolli i luajtur, kampionati­n shqiptar e ndjek akoma. Jo vetëm elitën, por edhe Kategorinë e Parë. Veç Partizanit, Tiranës, Teutës, Kastriotit dhe Kukësit, një vit është aktivizuar edhe te vlonjatët. Kaq ka mjaftuar që të ketë një lidhje shpirtëror­e me këtë ekip. Ishte sezoni 2015-2016, kur militonin akoma në elitë. Që pas asaj kohe, në Vlorë i kanë provuar që të gjitha kategoritë dhe ende nuk po ngjiten dot. E megjithatë, 38-vjeçari është optimist dhe mendon se skuadra do ta kapë shansin që i vjen nga “play off”-i për të kapur Superioren. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ai evidenton gabimet e bëra gjatë këtij kampionati.

Flamurtari­n e latë në Superiore, por gjatë këtyre viteve i ka provuar të gjitha. E kishit menduar këtë fat për një klub kaq të madh?

Më vjen keq që Flamurtari ndodhet ende në Kategorinë e Parë. Është një klub me traditë të madhe dhe që ka nxjerrë legjenda me bollëk. Por nuk ke se çfarë të bësh, janë gjëra që ndodhin dhe te skuadrat më të mëdha. Tani i mbetet të fitojë dhe të japë gjithçka në “play off”, për ndeshjen e fundit fare them. Atë me të 8-ën e elitës, pasi këto dy të tjerat i kalon. Investimet nuk i kanë munguar dhe të ardhmen e kanë të bukur dhe pozitive.

Çfarë duhet që të bëjnë për të realizuar objektivin?

Duhet vetëm të kapin momentin, sepse shikoj që planet për “Vlora Sport”, janë aty dhe presin vetëm që ekipi të shkojë në Superiore. Këtë duhet të bëjnë. I kanë shanset dhe mundësitë. Tani të shpresojnë vetëm në “play off”. Gjithçka mund të ndodhë. Një pjesë të madhe të mundësive i kanë në dorën e tyre.

Ku gaboi Flamurtari këtë sezon?

Duhet të kishin fituar disa ndeshje të lehta në letër, me ekipe jo pretendent­e flas. Gjithçka ishte në favor të tyre, por aty gabuan. Nuk e bënë dot këtë dhe i hapën punë vetes. Tani kanë një rrugë të gjatë, por jo të pamundur.

Keni një koment për Kategorinë e Parë, si po ju duket?

Të them të drejtën unë e ndjek Kategorinë e Parë, edhe pse jam larg. Kampionati aty nuk është i lehtë, duke filluar në infrastruk­turë të disa ekipeve, që ndonjëherë nuk të lejon të shprehësh maksimumin, ndërkohë që ke një ekip teknik dhe profesiona­l.

Skënderbeu dhe Dinamo u ngjitën direkt, ndërsa Flamurtari ende nuk e ka zgjidhur. Si i shikoni këto verdikte?

Kategoria e Parë do mentalitet shumë të fortë, sepse je gjithmonë ekipi për t’u mundur. Të gjitha ekipet duan të tregojnë më të mirën dhe me çdo mënyrë të jenë fitimtarë kundër ekipeve të traditës si Flamurtari ose ndonjë tjetër. Ato ekipe mezi i presin këto lloj ndeshjesh. Ato i motivojnë shumë lojtarët.

Ku gjendeni aktualisht dhe me çfarë merreni?

Aktualisht ndodhem në Belgjikë, ku edhe jetoj bashkë me familjen. Këtë vit pata eksperienc­ën time të parë si trajner i parë, me ekipin që kam luajtur 5 vite, Eppegem. Vitin tjetër do të jem pjesë e stafit teknik në ekipin e parë të Racing Mechelen. Është një ekip këtu në Belgjikë që militon për momentin në Kategorinë e Tretë.

 ?? ?? Entonio Pashaj, ish-mbrojtës i Flamurtari­t në sezonin 2015-2016
Entonio Pashaj, ish-mbrojtës i Flamurtari­t në sezonin 2015-2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania