Panorama Sport (Albania)

Umejiego ka një skenar: Apolonia e mbyll sezonin në vend të 4-t

-

Apolonia siguroi zonën “play off” dhe tashmë kanë të drejtë të ëndërrojnë elitën. Rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por në Fier besojnë. Madje, kanë edhe një “skenar” në mendje: Për të kapur vendin e katërt. Nëse Tomori ndalet në Cërrik dhe ata fitojnë në Vlorë, do të vinte “rokada” në renditje dhe rrjedhimis­ht përfitimet. Antoni Umejiego e quan të mundur këtë mision. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, autori i 10 golave mendon se do të jenë ata që do të renditen të katërtit dhe do të presin beratasit në shtëpi.

Apolonia është matematiki­sht në “play off”. I kënaqur?

Sigurisht që jam shumë i kënaqur, më në fund u shpërblyem për sakrificën tonë. Ishim para përgjegjës­isë për të triumfuar, nuk kishim rrugë tjetër nëse dëshironim zonën “play off”. Pikët e fundit të plota, të arritura me shumë mund, vendosmëri e guxim janë shëmbëllty­rë e vërtetë e Apolonisë më të mirë. Në fund do të thosha që morëm thjesht atë që na takonte.

Pakkush e besonte formën e mirë dhe ecurinë pozitive të Apolonisë. Surprizë apo gjithçka erdhi në vendin dhe kohën e duhur?

Aspak surprizë për sa kohë Apolonia ka luftuar denjësisht e me kokën lart për të arritur këtu ku është. Nuk ka qenë e lehtë, por vështirësi­të dhe pengesat na kanë bërë më të fortë. Kemi ditur të ringrihemi në momentin më të vështirë dhe ky mendoj se është çelësi i suksesit tonë.

Ndaj Luzit vuajtët dhe shpërdorua­t shumë...

Ishte e vështirë në fakt, por u treguam këmbëngulë­s. Dominuam tërësisht, ishim

shumë agresivë në sulm, ndaj në fund dolëm ne fitimtarë. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët, por rëndësi ka që morëm trepikëshi­n më të rëndësishë­m të sezonit. Një tjetër gol me fanellën bardhejesh­ile. I lumtur me kuotën e 10 golave sezonalë?

Do të thosha që është ndjesi shumë e veçantë kur shënon, e kur goli yt vlen që Apolonia të triumfojë. Më vjen mirë që kam gjetur sërish rrugën e rrjetës. Kjo më motivon shumë, sidomos për ndeshjet e fundit të kampionati­t. Jam brenda objektivav­e, por sigurisht mund të kisha bërë më mirë. Jam ende në kohë për të rritur numrin e golave, pa harruar që çdo gol i ardhshëm vlen shumëfish.

Përballjen e fundit e keni me Flamurtari­n në transfertë. Për çfarë luani?

Do të luftojmë për vendin e 4-t. Jemi vetëm dy pikë larg Tomorit, që edhe mund të ndalet në Cërrik. Fillimisht le japim ne maksimumin tonë në Vlorë dhe më pas shpresojmë për hapin fals të beratasve. Gjithçka është e mundur.

Pse e dëshironi me ngulm Tomorin në Fier?

Së pari, vetë formula e fazës “play off” favorizon dy ekipet e renditura më lart në tabelën e renditjes. Së dyti, ne luajmë për dy rezultate edhe barazimi na hyn në punë për të kaluar më tej. Së treti, ta kthejmë fitoren në festë, ku ka më bukur se pranë tifozëve fierakë. Këta të fundit dua t’i falënderoj shumë për mbështetje­n e dhënë. HILMI SALIU

 ?? ?? Antoni Umejiego, sulmuesi 20-vjeçar i Apolonisë
Antoni Umejiego, sulmuesi 20-vjeçar i Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania