Panorama Sport (Albania)

“Kemi një ekip fantastik”, Orjan Xhemalaj karikon Vorën

Mesfushori: Në fillim ishim skeptikë, por ia dolëm

-

Mesfushori i Vorës, Orjan Xhemalaj, është i bindur se të enjten ndaj AF Elbasanit do të fitojnë finalen e Kategorisë së Dytë, duke mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë. 33-vjeçari, me një eksperienc­ë të madhe në futbollin shqiptar, duke qenë edhe pjesë e Teutës, Dinamos, Kamzës, Erzeni dhe Egnatias, në prononcimi­n për “Panorama Sport”, nuk e fsheh kënaqësinë e arritjes së objektivit madhor, që ishte ngjitja në Kategorinë e Parë. “Kemi një ekip fantastik dhe jemi gati të kurorëzohe­mi me trofeun e Kategorisë së Dytë. Ka qenë një investim i shkëlqyer i klubit dhe ne e kemi merituar këtë arritje. Tashmë

jemi të gatshëm ta realizojmë 100 për qind objektivin. Misioni përfundimt­ar është shpallja kampion dhe skuadra jonë ka bindur si në lojë dhe rezultate, duke u treguar rivalëve se ishim më të mirët. Ka qenë një rrugë e gjatë dhe mjaft e vështirë për të realizuar ngjitjen.

Një nga protagonis­tët ishte vetë presidenca, e cila investoi shumë në infrastruk­turë, po ashtu edhe në ndërtimin e një skuadre elitare me futbollist­ë të përvojës. Në fillim ndoshta ishim skeptikë kur pranuam ofertën e klubit, por tani jemi plotësisht të bindur se kjo nuk ishte vetëm iniciativë dhe angazhim, por një punë që djersitëm shumë dhe realizuam objektivin. Tashmë pengu i vetëm mbetet fitimi i trofeut kundër Elbasanit, që jemi të bindur se do ta bëjmë realitet”, deklaroi mesfushori me origjinë nga Ballshi, i cili ka qenë një prej pikave të forta në formacioni­n e skuadrës së drejtuar nga Artan Mërgjyshi. ABDULLA DUSHKU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania