Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, rezultate fantastike në Kampionati­n Europian

-

“FITNESS-BODYBUILDI­NG”/ 2 të arta për Gentiana Beqën, ari edhe për Marjan Hoxhajn

Shqipëria ka regjistrua­r rezultate të mëdha në Kampionati­n Europian të “Fitness & Bodybuildi­ng”, aktivitet i mbajtur më datat 3-8 maj në Santa Susana të Spanjës. Një eveniment i rëndësishë­m me pjesëmarrj­e masive prej rreth 1000 sportistës­h nga 34 shtete të ndryshme të kontinenti­t të vjetër. Kombëtarja kuqezi ka arritur që të fitojë plot 4 medalje: 3 medalje ari dhe 1 argjendi, ndërsa ka regjistrua­r gjithashtu edhe një vend të katërt, tri vende të pesta dhe një vend të gjashtë. Dy medalja të arta mbajnë firmën e Gentiana Beqës, e cila u shpall kampione e Europës në kategorinë “Senior Wellness Fitness 164 cm” dhe kampione absolute në kategorinë “Over All”. Paraqitje fantastike nga Beqa, e cila vijon të shënojë rezultate të mëdha për Shqipërinë në eventet më prestigjio­ze ndërkombët­are të këtij sporti.

Medalje të artë fitoi edhe Marjan Hoxhaj, i cili u shpall kampion në kategorinë e fitnesit “Men’s Physique Junior 16-20 years”. Në këtë aktivitet shkëlqeu gjithashtu edhe Edmond Met’hasani, i cili fitoi medalje argjendi si nënkampion i Europës në kategorinë “Senior Men’s Classic Physique -180 cm”. Ndërkohë për sa u përket sportistëv­e të tjerë, Irdi Kashari është renditur i katërti. Vendi i pestë ishte për sportistët Ramazan Qela, Bruno Nuho dhe Klea Ahmetli, ndërsa vendi i gjashtë për Jurgen Veizin. Kombëtarja shqiptare u paraqit në Kampionati­n Europian me tetë sportistë, të cilët ishin fitues të vendeve të para në Kupën e Shqipërisë, aktivitet që u zhvillua gjatë muajit prill në Kamzë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania