Panorama Sport (Albania)

Lejkërs dhe Majemi, një fitore larg finaleve NË UZBEKISTAN

“Warriors” bien në Los Anxhelos, “Heat” thyejnë Nju Jorkun

-

NBA/ Kryesojnë 3-1 serinë e gjysmëfina­leve të konferenca­ve

Në NBA vijon seria e ndeshjeve gjys mëfinale në të dyja konferenca­t. Majemi dhe Lejkësat janë shumë pranë kalimit në finalet e “play off”-it në konferenca­t përkatëse, teksa kanë siguruar fitoret e radhës. Majemi udhëheq 3-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfina­le ndaj Nju Jorkut pas fitores së fundit 109-101 në Florida, duke qenë një fitore larg finaleve në Lindje. Përballja e fundit ishte mjaft interesant­e, me Majemin që e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, duke i fituar dy ndeshjet në shtëpi. Të gjitha periodat ishin shumë të luftuara, por “Heat” e bënë diferencën në çerekun e dytë, të cilin e fituan me 7 pikë, ndërsa tri periodat e tjera u ndanë me diferenca minimale pikësh. Xhimi Batler me 27 pikë dhe 10 asiste ishte më i miri për vendësit, mbështetur edhe nga Adebajo me 23 pikë e 13 ribaunde. Për “Heat” shkëlqeu gjithashtu edhe stoli, teksa 32 pikë erdhën nga pankina. Ndërkohë në radhët e “Knicks” spikatën Brunson me 32 pikë, Barret me 24 e Randëll me 20, por paraqitja e tyre nuk shërbeu për ta shmangur disfatën e njujorkezë­ve. Në Konferencë­n e

Perëndimit, ekipi Lejkërs fitoi në sekondat e fundit në shifrat 104-101 ndaj kampionëve të Golden Stejt, duke udhëhequr tashmë 3-1 me ndeshje. Një paraqitje mjaft e mirë e skuadrës nga Los Anxhelosi e në fazën “play off”, me të gjitha ndeshjet e fituara

në fushën e tyre deri më tani. Vendimtar rezultoi 12minutësh­i i fundit, i fituar me 10 pikë diferencë nga Lejkërs. Për sa u përket paraqitjev­e individual­e, spikati Lebron Xhejms, protagonis­t me 27 pikë, ndërsa shkëlqyen edhe Devis me 23 pikë e 15 ribaunde,

si dhe Rivs me 21 pikë. Vendimtar me koshat e tij ishte edhe Ollker, që i realizoi të 15 pikët në periodën e katërt. Për “Warriors”, Stefën Kërri realizoi një “triple double”, 31 pikë, 10 ribunde dhe 14 asiste, por paraqitja fantastike e tij ishte e pamjaftues­hme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania