Panorama Sport (Albania)

Pioli: Për Leaon të shohim, Interi favorit... për të tjerët

“Kemi marrë masa, për Rafën vendos para ndeshjes”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sfida e orës 21:00, trajneri bën llogaritë e fundit

Raundi i parë i një ndeshjeje që ka dy të tillë. Pa Rafael Leaon, Stefano Pioli e di fort mirë se për kualifikim­in duhet të kapet pa grupin. Të paktën këtë e theksoi qartësisht edhe në konferencë për shtyp.

A mund të jetë e dobishme fryma që shfaqët 3 vjet më parë në Ligën e Europës?

Shpirti i këtij grupi nuk është lëkundur kurrë. Natyrisht duhet edhe cilësi, vëmendje dhe vendosmëri.

Si është Leao?

Punoi pak sot (dje) dhe nesër (sot) do të përpiqet të sforcojë muskujt. Më pas do të shohim. Nëse është mirë, do të grumbulloh­et. Nuk e thërras vetëm për të qëndruar në stol. Unë jam i qetë. Do të jetë Rafa dhe mjeku që do të më informojnë për kushtet.

Nisur nga ndeshjet e mëparshme ndaj Interit, kjo gjysmëfina­le është ndeshja më e vështirë apo më e bukura?

Sigurisht më e vështirë, sepse është një gjysmëfina­le e Ligës së Kampioneve, por është gjithashtu e mrekullues­hme të luash në këto ndeshje. Djemtë duhet të jenë të lumtur të përjetojnë momente të tilla. Sot është vetëm ndeshja e parë, pasi do të jetë një përballje e luajtur mbi 180'.

A është Interi favorit?

Për të tjerët është favorit, por ne duam ta luajmë shanset tona. Pasi eliminuam Totenhemin dhe Napolin, mendojmë se mund të eliminojmë këdo.

Çfarë kërkoni nga ekipi?

Ne nuk kemi pasur uljengritj­e në Ligën e Kampioneve, në fakt kemi pasur një rrugëtim të mrekullues­hëm. Duam të hedhim këtë hap për të arritur deri në fund, pasi motivimet janë në maksimum.

Si do të ndryshojë Milani pa Leaon?

Çdo trajner synon të luajë me lojtarët e tij më të mirë. Leao ka karakteris­tika unike, nëse nuk ia del do të luajmë me lojtarë me karakteris­tika të tjera.

Sa i rëndësishë­m do të jetë kontributi i “San Siro”s?

Ne presim një stadium të mbushur me energji të madhe, e do të përpiqemi t’i marrim këto energji dhe t’i përdorim në fushë nga minuta e parë deri në minutën e fun

dit.

A mund të luajë edhe Leao si titullar?

Nëse testi i nesërm (sotëm) shkon mirë, ai mund të luajë, por nëse nuk shkon mirë, nuk mund të luajë. Do ta kisha bërë këtë test që sot (dje), por luajtëm të shtunën dhe kështu

duhet ta bëjmë para ndeshjes me Interin.

Salmakers më mirë majtas se djathtas?

E kam përdorur shpesh në stërvitje në të majtë kur lëviza Diaz në të djathtë dhe gjithmonë jepte kontribut mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania