Panorama Sport (Albania)

Diaz: Do të jetë një betejë, jap gjithçka për këtë fanellë

“Jam përmirësua­r këtu, më pëlqen presioni i 10-ës”

-

Brahim Diaz do të duhet të bëjë një paraqitje në lartësinë e numrit 10, që mban mbi shpinë dhe spanjolli i Milanit është i vetëdijshë­m mbi rëndësinë që ai do të ketë në paraqitjen e kuqezinjve sot në mbrëmje. Në një intervistë për “Marca”-n, mesfushori është ndalur te ndeshja dhe tek e ardhmja e tij ende në dyshim.

NUMRI 10 – “Është diçka e pabesueshm­e, një nder, diçka shumë e veçantë për vlerën që ka. Unë i njoh të gjithë ata që e kanë veshur dhe më mbush me krenari, por gjithashtu më pëlqen të kem atë presion që duhet të bëj gjithmonë një hap më tej. Në Milano, 10-shin e mbanin lojtarët e “Topit të Artë”, lojtarë që shënuan një epokë. Për mua është një nder të vesh 10-ën e Milanit dhe ndiej se këtu jam përmirësua­r”.

EURODERBI – “Tashmë jemi përballur me Interin shumë herë... Do të jetë një ndeshje e çmendur, me shumë duele dhe ku do të shohim se cilat ngjyra dominojnë qytetin. Do të jetë emocionues­e, sigurisht. A ka tension? Kemi pasur shumë “finale” radhazi në kampionat dhe kemi pasur pak kohë për të menduar. Por siç e dimë do të përballemi me Interin dhe ka një atmosferë derbi. Është e prekshme, konsideroh­et një ndeshje e rëndësishm­e ose më mirë dy, por gjithsesi përfaqëson një gjysmëfina­le të Champions League dhe pa dyshim që do të jetë një betejë”.

LEAO – “Rafa është një lojtar i madh, me një fizik të jashtëzako­nshëm. Në varësi të lëvizjes që bëj, ia jap topin në këmbë ose në hapësirë. Duhet t’ia jap gjithmonë, sepse ai është i pandalshëm në ndeshje. Ne jemi shokë dhe flasim shumë, kjo gjë e bën më të lehtë. Sapo kthe

hem e kërkoj menjëherë, sepse është nga ata që krijon rrezik kurdo”.

E ARDHMJA – “Jam ende i huazuar? Tani jam i fokusuar te Milani. Dua të jem në maksimum, të jap njëqind për qind. Një ndeshje shumë e rëndësishm­e po afron dhe tani thjesht mendoj të jap gjithçka”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania