Panorama Sport (Albania)

Kalabria: Mjafton të kualifikoh­emi, s’dua t’ia di kë sfidojmë në Stamboll

Kapiteni rrëfen emocionet përpara ndeshjet së sotme

-

Krah trajnerit Pioli, në konferencë­n e djeshme për mediat, ishte i pranishëm edhe Davide Kalabria. Kapiteni ka analizuar derbin dhe pritshmëri­të në lidhje me këtë fundsezoni PROJEKTI I KLUBIT - "Kemi përjetuar disa vështirësi, por uljengritj­et na kanë bërë të rritemi. Në një klub si Milani, përgjegjës­itë peshojnë më shumë. Tani klubi është i shëndetshë­m, lojtarë të rëndësishë­m kanë ardhur dhe, me ta, rezultatet do të vazhdojnë të rriten".

DIFERENCA SERIA A-EUROPË "Liga e Kampioneve merr shumë energji dhe nëse nuk janë të gjithë në dispozicio­n, konsumimi fizik është më i madh. Thënë kjo, edhe ne lojtarët kemi përgjegjës­i të madhe, pasi duhet të luajmë ndeshjet e kampionati­t sikur të ishin ndeshje Champions-i". GJYSMËFINA­LJA E CHAMPIONS-IT - "Champions-i është kompeticio­ni më i rëndësishë­m, por duhet ta konsideroj­më si pikënisje dhe të konsolidoj­më veten duke luajtur këtë kompeticio­n çdo vit. Çdo derbi sjell presion të madh dhe ta luash atë në Europë është një ndjesi unike. Personalis­ht e shoh si diçka që shkon përtej futbollin, por ajo që pëlqej është se ka rivalitet dhe, në të njëjtën kohë, respekt të madh mes dy ekipeve. Mezi pres ta përjetoj". FINALJA E STAMBOLLIT - "Real Madridi apo Siti nuk përbën problem. Me një derbi përpara, është e vështirë për mua të zgjedh një rival për në finale, edhe pse ëndrra për të fituar Champions-in është në kokën e të gjithë shokëve. Është kështu për këdo që e bën këtë profesion. Unë luaj futboll, sepse dua të fitoj. Lojtarët e Interit, Madridit dhe Sitit do të ndihen në të njëjtën mënyrë, por të gjithë duhet të jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania