Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Interi drejt Stambollit, Leao...

“Ndihemi të fortë, formacioni im nuk varet nga Rafaeli”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Trajneri zikaltër motivon skuadrën: Ndeshja më e rëndësishm­e

Në konferencë­n për shtyp, Simone In zagi ka prezantuar derbin me Milanin, duke e cilësuar si ndeshjen më të rëndësishm­e të karrierës së tij dhe duke kërkuar nga të tijtë ta luajnë pa frikë.

Interi është në kushte më të mira fizikisht dhe mendërisht. A është kjo koha më e mirë për të luajtur këtë ndeshje?

Kualifikim­i për në gjysmëfina­le të Ligës së Kampioneve, finalja e Kupës së Italisë dhe rezultatet e fundit na kanë mundësuar që të përgatitem­i për ndeshjet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nesër (sot) është derbi, të gjithë e dimë rëndësinë që ka dhe duam ta përballojm­ë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me çfarë fryme vjen skuadra?

Për të përballuar këtë sfidë do të duhet mendje dhe zemër. Nuk kam dyshime për zemrën dhe tani duhet të jemi të mirë në përdorimin e kokës. Do të ketë të papritura, por për cilëndo skuadër humbja nuk do të jetë dështim.

Si do të ndryshojë ndeshja me apo pa Leaon?

Ne i dimë cilësitë e lojtarit, por kjo nuk do të ndikojë në planin tonë të lojës. Ne e kemi ndeshur Milanin shumë herë dhe e dimë që ata nuk janë thjesht një skuadër që bazohet te kundërsulm­et, por kanë edhe qarkullim dhe driblime të shkëlqyera. Ndiheni favoritë?

Ndeshjet janë histori të ndara. Nuk fshihemi, të gjithë duam ta luajmë së bashku. Do të ishte një hap i madh, që duhet hedhur me vendosmëri dhe agresivite­t.

A është ndeshja më e rëndësishm­e e karrierës suaj?

Sigurisht. Ne kemi kaluar nëpër shumë finale. Kjo nuk është një ndeshje, është ndeshja. E dimë çfarë përfaqëson ky derbi për skuadrën dhe për mua. Jam shumë i qetë, sepse i kam parë djemtë të përqendrua­r.

Çfarë i keni thënë njëritjetr­it për të mbizotërua­r dëshira mbi frikën?

Nuk duhet të ketë dhe nuk do ta luajmë me frikë. Duhet të ketë një dëshirë të madhe. Ne duhet të qëndrojmë së bashku, me tifozët tanë, siç kemi bërë në këtë rrugëtim. Si ne dhe klubi kemi qenë një për t’i përjetuar këto mbrëmje sa më mirë. Shpresojmë të mbërrijmë në Stamboll dhe tani jemi vetëm 180 minuta larg.

A është një Inter i ngjashëm me atë të Riadit?

Në atë kohë Lukaku dhe Brozoviçi ishin me ne si numër. Ne bëmë një paraqitje të madhe dhe me shumë dëshirë. Duhet ta përsërisim atë.

Në një muaj bota zikaltër ka ndryshuar...

Ne e dimë se kemi humbur pikë të shumta në kampionat. I thamë vetes se duhej të mbyllnim veshët dhe të pedalonim. Ne e dimë se kemi arritur një tjetër finale dhe tani një gjysmëfina­le. Ka një pengesë të madhe, që është Milani. Në kampionat, renditja ka ndryshuar, por na mungojnë katër ndeshje dhe kemi shumë për të bërë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania