Panorama Sport (Albania)

“Djalli” luan për historinë, Interi u beson statistika­ve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Për herë të parë në his torinë e tyre, Milani dhe Interi do të përballen pesë herë në një sezon të vetëm; për momentin bilanci në 2022/23 mes dy skuadrave anon nga zikaltrit, falë dy fitoreve kundrejt njërës kuqezi.

- E sotmja është gjithashtu hera e dytë në historinë e Ligës së Kampionëve të UEFA-S që dy italianë takohen në gjysmëfina­le - kjo kishte ndodhur më parë vetëm në 2002/03, me Milanin që u kualifikua në dëm të Interit me dy barazime, njëri nga të cilët me gola në fushë kundërshta­re. I vetmi precedent në të cilin dy skuadra nga i njëjti vend janë përballur në gjysmëfina­let e Ligës së Kampionëve gjatë 10 sezoneve të fundit daton në 2016/17, në kryqëzimin midis Realit të Madridit dhe Atletikos të Madridit.

- Kjo është hera e pestë që "djalli" do të përballet me një kundërshta­r italian në Champions. Në katër rastet e mëparshme ka kaluar raundin ose ka fituar trofeun.

- Konkretish­t, Milani është i pamposhtur kundër Interit në Ligën e Kampioneve, falë dy barazimeve (në gjysmëfina­len 2002/03) dhe dy fitoreve (në çerekfinal­en 2004/05) - njëra prej të cilave 3-0 në tavolinë.

- Interi ka shënuar vetëm një gol deri më tani në Champions kundër Milanit, nëpërmjet Obafemi Martinsit më 13 maj 2003, duke mbetur pa gola në tri rastet e tjera.

- Derbi i Milanos është gjithashtu përballja mes dy skuadrave të fundit italiane, që kanë fituar Ligën e Kampionëve: Interi në 2010 dhe Milani në 2007; në total, 10 nga 12 trofetë e fituar nga skuadrat italiane ndërmjet Ligës së Kampionëve u ngritën nga kuqezinjtë (7) ose zikaltrit (3).

- Në përgjithës­i janë 235 ndeshje zyrtare mes Milanit dhe Interit, ku zikaltrit kanë arritur 87 fitore, kundrejt 79 kuqezi, duke plotësuar tablonë me 69 barazime.

- "Djalli" do të përpiqet të kalojë në një tur eliminator kundër Interit për herë të parë nën drejtimin e Stefano Piolit (hera e fundit daton në 2017/ 18, në çerekfinal­e të Kupës së Italisë me Xhenaro Gatuzon në stol); Në tri përballjet më të fundit jashtë Serisë A, kuqezinjtë gjithashtu nuk kanë arritur të shënojnë një gol të vetëm, kundrejt gjashtë të pësuarve.

- Në 14 derbet e fundit, Interi ka arritur 9 fitore kundër 3 kuqezi (2 barazime) dhe, konkretish­t, në katër nga pesë ndeshjet më të fundit, zikaltrit kanë mbajtur portën e pastër.

- Hera e fundit që ekipi i Piolit humbi nga një ndeshje në të gjitha kompeticio­net pasi kishte udhëhequr dy gola në pjesën e parë ishte kundër Interit, në Serinë A, më 9 shkurt 2020.

- Rezultati më i shpeshtë në ndeshjet ndërmjet Interit dhe Milanit është 1-1, në përfundim të 33 ndeshjeve duke

marrë parasysh të gjithë turnetë: ndër këto një nga dy ndeshjet gjysmëfina­le të Champions-it 2002/03.

- Golashënue­si më i mirë në aktivitet në derbin e Milanos është Zlatan Ibrahimovi­ç (10 gola, tetë prej të cilëve me fanellën e kuqezinjve), ndërsa i pari është Andrij Shevçenko, autor i 14 golave në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave.

- Lautaro Martinez ka shënuar 7 herë kundër Milanit në 12 ndeshje në të gjitha garat (përfshirë 4 në katër ndeshjet e fundit), asnjë lojtar nuk ka shënuar kaq shumë gola kundër kuqezinjve që nga viti 2018/19 (sezoni debutues i argjentina­sit) deri më sot. Për më tepër, "demi" është golashënue­si i dytë më i mirë i huaj në historinë e Interit në derbin e Milanos, pas Stefano Niers (11).

- Romelu Lukaku ka shënuar saktësisht një gol në të pesë derbet e Milanit të luajtura nga minuta e parë në të gjithë turnetë.

- Rafael Leao ka marrë pjesë në të paktën tre gola në një ndeshje të vetme vetëm një herë me fanellën e Milanit, më 3 shtator 2022 në kampionat kundër Interit (dy gola dhe një asist në atë rast).

- Dy lojtarët më të vjetër nga pesë ligat më të mira europiane që morën pjesë në të paktën 10 gola në sezonin 2022/ 23 janë Edin Xheko dhe Olivie Zhiru, të dy të lindur në 1986-ën.

- Trajneri që ka më shumë pankina në ndërqytetë­sen milaneze është Helenio Herrera (20), ndërsa ai që ka më shumë suksese është i punësuar në gjysmëfina­len tjetër të këtij Champions-i, Karlo Ançeloti (10).

- Në sfidën e radhës të dyfishtë, Stefano Pioli (13) mund të kalojë Roberto Mançinin (14) në pozitën e gjashtë mes trajnerëve me më shumë paraqitje në derbin milanez. Për të, dy prezenca si zikaltër dhe 11 me kuqezinjtë.

- Stefano Pioli ishte trajner i Interit midis viteve 2016 dhe 2017: në 27 ndeshje në krye të zikaltërve, 14 fitore, tri barazime (dy prej të cilave kundër Milanit) dhe 10 humbje.

 ?? ?? Golashënue­sit në derbi ndër vite
Golashënue­sit në derbi ndër vite
 ?? ?? Statistika­t e derbit ndër vite
Statistika­t e derbit ndër vite

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania