Panorama Sport (Albania)

NOTAT E REALIT

-

KURTUA 6.5 - I vënë në provë menjëherë, belgu tregohet gati në përgjigje. Në momentet kur kërkohet ndërhyrja e tij është gjithnjë gati. Nuk ka çfarë të bëjë në golin e De Bryjnes.

KARVAHAL 6.5 - Idetë e tij për sfidën duken të qarta: shtyn përpara në krahun e djathtë sa të mundet, por pa i hequr një sy Grilishit, me të cilin konfliktoh­et shpesh.

RYDIGER 6 - Mëngjarash­i duhet të luajë në të djathtë nga nevoja. Shpëton mirë në pjesën e parë me një faull të shëmtuar ndaj Gyndoan, por që për fatin e tij arbitri e fal. Sidoqoftë, për sa i përket pozicionim­it në mbrojtje, pak për ta akuzuar atë.

ALABA 6.5 - Që kur ka vënë këmbë në Madrid më së shumti është kthyer në një qendërmbro­jtës sesa një mbrojtës krahu. Ai bën një ndërhyrje vendimtare ndaj Halandit në fillimin e pjesës së dytë: gjithmonë i sigurt.

KAMAVINGA 7 - Nuk është se i pëlqen shumë të luajë si një mbrojtës i majtë, por duke parë aksionin e 1-0 nuk do ta mendonit: një zbritje magjepsëse përfundoi me asistin për Viniciusin. Më pak mirë në golin e barazimit të Sitit, por performanc­ë e shkëlqyer.

VALVERDE 6 - Herë i treti në sulm, herë në mesfushë, ky është pozicioni që e ka kushtuar Ançeloti. Një motor i palodhur, megjithatë, kur sfida bie në intensitet­in global, edhe ai zhduket disi.

KROS 6.5 - I thirrur për të luajtur më shumë "stilin Kasemiro" sesa lojën që ai na ka mësuar, ai përvesh mëngët dhe punon fort. Me talentin që ka nuk mund ta harrojë stilin e tij magjepsës. Nga

84' TÇUAMENI 6 - Normalisht nuk do të merrte notë për shkak të minutazhit të paktë, por me një gjuajtje rrezikoi t'i jepte fitoren Realit.

MODRIÇ 6.5 - Kroati arriti një marrëveshj­e për një vit tjetër me Realin, dhe talentin e shpalos edhe në fushë me një prekje plot stil që i jep udhë aksionit të golit të Viniciusit. Nga 87' NAÇO - pa notë. RODRIGO 5.5 - Nga tre sulmuesit e hedhur në fushë nga Ançeloti, ai është ai që ndryshon më shumë pozicion, duke vepruar si i çmendur. Fillon mirë, por në terma afatgjatë rendimenti i tij bie.

Nga 80' ASENSIO - pa notë.

BENZEMA 5.5 - Duhej të ishte një sfidë mes tij dhe Halandit. Por në fakti si ai dhe norvegjezi pak u panë në fushën e lojës për ekipet e tyre.

VINICIUS 7 - "Nga cili planet vjen?" Kështu e kanë komentuar në Spanjë dhe kanë të drejtë. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e braziliani­t që mban në lojë për finalen ekipin e tij.

KARLO ANÇELOTI 6 - Skualifiki­mi i Militaos e detyron atë të improvizoj­ë në mbrojtje. Plani i lojës është i zakonshmi: pret me qetësi rastin e duhur, i vetëdijshë­m për forcën e tij. Në pjesën e dytë ai përpiqet të frenojë marshin e Sitit duke ngadalësua­r lojën dhe duket se funksionon, por kamxhiku i De Bryjnesë i prish planet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania