Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MAN. SITI

-

EDERSON 7 - Nuk ka faj në goditjen e golit të Viniciusit. Sulmuesi brazilian nisi një silurë, pavarësish­t se u duk se ishte disi qendrore. Në pjesën e dytë tregon gjithë vlerat e tij, duke mos lënë asgjë të kalojë pas tij: vendimtar ndaj Benzemasë dhe Tçuamenit.

UOKER 6 - Mbivendose­t disa herë me Bernardo Silvën në korsin e djathtë, por janë të shumta gabimet në saktësi të mbrojtësit. Nga ana e tij Reali shtyn më shumë. Rritet në pjesën e dytë.

STONS 6,5 - Luan si mesfushori ekstra i skuadrës së tij në fazën e ndërtimit. Edhe ai nuk mbyll siç duhet në aksionin e golit të Viniciusit, por është vendimtar ndaj Benzemasë në të dytën.

DIAZ 7 - Konfirmohe­t edhe njëherë gjiganti i mbrojtjes. Është lideri i prapavijës së Guardiolës. Shpëton një gol të sigurt pas krosimit të hidhur të Viniciusit për Benzemanë, por mbyll me vonesë ndaj Vinicisuit, i cili shpik një gol spektakola­r.

AKANZHI 6 - Mbrojtës qendre, që spostohet në të majtë prej mungesës së Akes. I dedikohet më shumë fazës mbrojtëse. Bllokon mirë Rodrigon.

DE BRYJNE 7 - Cilësi e pastër e mesfushori­t belg, i cili dizajnon trajektore përrallore për shokët e skuadrës. Ka një duel me shokun e kombëtares Kurtua dhe i barazon llogaritë me atë të djathtë fantastike nga jashtë zone.

RODRI 6,5 - Udhëheq manovrën e Sitit nga njëra anë në tjetrën të fushës. Lë hapësirë për Viniciusin në rastin e golit, por është vendimtar në rikuperimi­n e topit te goli i De Bryjnes.

GYNDOAN 6,5 -Pastron topat që vijnë nga anët e tij. I qetë, pavarësish­t presingut të lojtarëve të Realit. Shoqëron Viniciusin në rastin e golit të parë, por është i tiji pasimi për barazimin e De Bryjnes.

BERNARDO SILVA 5,5 - Prekja e topit të tij është gjithnjë magjike, por kur përballë ka Kamavingën, nuk ka më hapësirë për të goditur. Humbet duelin e shpejtësis­ë me francezin në aksionin e golit të Viniciusit.

HALAND 5 - Sapo sheh pak hapësirë, provon të godasë, por lajmi është që nuk arrin të gjejë golin. Mbërthehet mirë nga morsa e Alabës dhe Rydigerit dhe nuk lë shenjë.

GRILISH 6 - Edhe ai i keqtrajtua­r nga Karvahal. Shfaq ndonjë sinjal të mirë, por është shumë pak për të ndezur ndeshjen.

TRAJNERI GUARDIOLA 6,5 -Siti i tij e nis shumë mirë, por pëson gol nga Reali gjithnjë efikas. Por hesht "Bernabeu"-n me De Bryjnen. Gjithçka shtyhet për në Mançester. Edhe këtë herë nuk bën zëvendësim­e, duke lënë për 95 minuta të njëjtin formacion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania